Politika
Basha: Llukashenko dhe Rama, luanët e Ballkanit

Duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se në Shqipëri, pagat dhe pensionet reale, jo vetëm që nuk janë rritur, por ato kanë pësuar rënie. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Bjellorusi, ndaj zoti Basha i quan Llukashenkon dhe Ramën si dy luanët e Ballkanit. Sipas tij në Shqipëri kjo ndodhi pasi 160 milion dollarë u vodhën, siç shprehet Basha, vetëm në 7 muaj nga doganat dhe tatimet, ku ai ka parasysh deficitin e krijuar nga këta dy sektorë.
“Rrit taksat, vidh taksat dhe bjeri popullit. Kjo është dyshja Rama-Meta”, deklaron kreu demokrat.