🌧️
Tiranë 18°C · Shi i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 93.11 ▼1.59%
ARI 4,324 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,306 ▲ +0.75% ETH $2,687 ▲ +0.71% XRP $1.5398 ▲ +3.8% SOL $117.0400 ▲ +2.68%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 93.11 ▼1.59 % ARI 4,324 ▲0.6 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 93.11 ▼1.59 % ARI 4,324 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

Haxhimali: Harta e re territoriale nuk duhet të shihet vetëm nga numri i bashkive. Më 8 tetor pritet votimi në Kuvend

Agron Haxhimali, ekspert i çështjeve territoriale dhe i pushtetit vendor, deklaroi në një lidhje me Skype për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” se më 8 tetor Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë për hartën e re territoriale. Ai u shpreh kritik për mungesën e dakordësisë mes palëve politike, duke theksuar se ekspertët shpesh arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët jashtë strukturave politike, por situata ndryshon kur diskutimet zhvillohen brenda institucioneve.

“Jashtë kamerave apo jashtë parlamentit punojmë të gjithë bashkë, kemi ide shumë të mira dhe biem dakord. Por çështja është që, kur hyjmë në struktura, pastaj brenda mbledhjeve të komisioneve ndryshojnë gjërat”, u shpreh ai.

Sipas Haxhimalit, një prej propozimeve që po diskutohet është krijimi i 100 bashkive, duke ruajtur 61 bashkitë ekzistuese dhe duke krijuar rreth 39 njësi të tjera, kryesisht në territoret rurale. Haxhimali përmendi edhe një model tjetër të paraqitur në komisionet parlamentare, që parashikon 12 bashki metropolitane, të lidhura me 12 qarqet aktuale, dhe 49 bashki të tjera.

“Partia Demokratike, jam informuar edhe nga media, por edhe nga kontaktet, po përgatit projektligjin për propozimin e saj që ka 100 bashki. Mban 61 bashkitë, nuk i prek dhe krijon rreth 39 bashki të tjera në territoret rurale. Është një model tjetër i organizimit me 12 bashki metropolitane që funksionojnë në bazë të 12 rajoneve apo qarqeve aktuale dhe mban 49 bashki të tjera. Është një qasje që më tepër rregullon sistemin administrativ sesa atë territorial”, tha ai.

Për Haxhimalin, debati për reformën territoriale nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive. Sipas tij, objektivi kryesor duhet të jetë garantimi i shërbimeve për qytetarët, pavarësisht madhësisë së komunitetit ku jetojnë.

“Nuk kemi kohë as për këto shkurtime shumë mekanike dhe as për zgjerime të tepërta. Ajo ka nevojë për struktura të konsoliduara. Nuk është numri ai që e zgjidh problemin, është mënyra se si do t’i zgjedhësh, çfarë funksionesh, shërbimesh do të ndahen midis bashkive”, u shpreh Haxhimali.

Ai solli si shembull mënyrën se si qytetarët i drejtohen kryetarit të bashkisë edhe për çështje që mund të zgjidhen nga administrata. Duke folur për zbatimin e mundshëm të hartës së re, Haxhimali paralajmëroi se do të nevojitet një periudhë tranzicioni për konsolidimin e strukturave.

“Këto janë paradokse të modelit kulturor administrativ të sjelljes shqiptare. Sido që të jetë harta, kërkon vëmendje për t’u konsoliduar strukturat. Reforma e 2014-s na dha një leksion. Nuk ishte i mirë, por na vlen për momentin aktual”, tha ai. Sipas tij, eksperienca e mëparshme tregon se ndryshimet territoriale shoqërohen me largime ose transferime të punonjësve, dokumentacionit, bazës materiale dhe infrastrukturës.

I pyetur për ndikimin që mund të ketë harta e re në zgjedhjet lokale, Haxhimali tha se nuk është e drejtë që çdo ndryshim territorial të interpretohet automatikisht si një lëvizje në favor të njërës apo tjetrës parti.

“Nuk ngre alibi që PS-ja e ka kërkuar ta bashkojë Maliqin me Korçën për interesa të votave, apo Divjakën me Lushnjën. Nuk e kam këtë lloj mendimi që kjo i jep peshë elektorale Partisë Socialiste”, deklaroi ai.

Ai theksoi se ndryshimet demografike dhe lëvizjet e popullsisë kanë ndikuar ndjeshëm në realitetin territorial të Shqipërisë. Eksperti përmendi edhe pabarazitë në shpërndarjen territoriale të njësive vendore, duke sjellë si shembull qarkun e Gjirokastrës.

“Qarku i Gjirokastrës ka rreth 402 mijë banorë, ka shtatë njësi të qeverisjes vendore. Po këtë ta vesh përballë Tiranës me një milion e gjysmë banorë me pesë bashki, apo Shkodrën apo qarqet e tjera. Kjo nuk ka barazi territoriale në këtë aspekt”, u shpreh ai.

Haxhimali tha se reforma territoriale duhet parë si pjesë e një problemi më të gjerë të funksionimit të shtetit dhe institucioneve. “Jam krejt zhgënjyes për arkitekturën e këtij shteti tonë, për funksionalitetin e tij, për qasjen demokratike, për lojën politike, për mënyrën se si është organizuar dhe funksionon. Nuk e lidh vetëm me hartën territoriale, se kjo është një aspekt, por qeverisja është një gjë më e madhe”, nënvizoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.