☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,519 ▲2.76%
DOW 46,258 ▲2.31%
NASDAQ 21,564 ▲3.7%
NAFTA 102.03 ▼0.83%
ARI 4,704 ▲3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,905 ▲ +2.36% ETH $2,099 ▲ +4.09% XRP $1.3429 ▲ +1.68% SOL $82.6000 ▲ +0.54%
S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,258 ▲2.31 % NASDAQ 21,564 ▲3.7 % NAFTA 102.03 ▼0.83 % ARI 4,704 ▲3.22 % S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,258 ▲2.31 % NASDAQ 21,564 ▲3.7 % NAFTA 102.03 ▼0.83 % ARI 4,704 ▲3.22 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto: Gjermania, partner kryesor në investimet në sektorin e ujit

edmondTIRANE, 21 Tetor– Gjermania është fokusuar në ato sektorë, të cilët sjellin një impakt shumë të madh në zhvillimin e vendit, në dhënien e shërbimeve cilësore publike, ku midis të tjerave uji zë një vend të veçantë, ku 30 për qind e investimeve kanë shkuar për fushën e ujit.

Keshtu eshte shprehur Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në aktivitetin e organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani, ku prezantoi disa nga strategjitë dhe sfidat me të cilat perballet sektori i ujësjllës – kanalizime.

Ne total Gjermania ka investuar ne Shqiperi rreth 900 milione euro. Ndërkohë si sfida te bashkepunimit ministri Haxhinasto renditi rritjen e efiçiencës energjetike të sistemit, uljen e humbjeve në rrjet, rritjen e aftësive profesionale të drejtuesve dhe kapaciteteve njerëzore, por sigurisht dhe sjelljen e një kulturë të re edhe të qytetarëve, pasi shërbimi që ofrohet ka një kosto dhe këtë duhet ta paguajmë me qëllim që ta ruajmë cilësinë sa më të lartë.

MInistri Haxhinasto tha se “ne do të shohim mënyrën e agregimit të shpejtë të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, me qëllim që edhe modelet e suksesshme që ne kemi, si ai i Korçës, Pogradecit po edhe i Berat-Kuçovës, të shtrihen më gjërë dhe të reduktojnë sa më shumë kostot administrative, të rrisin aftësinë menaxhuese të stafeve dhe kapacitetin investues të këtyre utiliteteve.

Persa i takon investimeve, tha Haxhinasto, ne i kemi ato që duhen bërë në Masterplanin e realizuar në bashkëpunim me KfW-në, pra investimet ekzistojnë.” Shumë shpejt do të kemi dhe projekte dhe investime të reja, si nga KfW, ashtu edhe nga Banka Botërore për sistemin e ri të ujësjellësit në Durrës”, theksoi Haxhinasto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.