Ekonomia

Haxhinasto në Mullet: Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto deklaroi të mërkurën se asnjë aks rrugor kombëtar në vend nuk është i bllokuar.

Kreu i MTI-së, Haxhinasto, i cili ndodhet në Mullet, Tiranë, për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë prej më shumë se 24 orësh të gjithë vendin, siguroi se Autoriteti Rrugor Shqiptar është në gatishmëri të plotë.

Reshjet vazhdojnë me intensitet në të gjithë territorin e vendit.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet, sidomos gjatë orëve të pasdites, kur pritet shtim i reshjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button