Ekonomia
Haxhinasto takon Merkel: Samiti i Parisit, angazhim i BE për Ballkanin
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto mori pjesë në takimin e Shoqatës së Sipërmarrësve Gjermanë.
Gjatë këtij eventi, Haxhinasto pati edhe një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Transporteve, Haxhinasto dhe Merkel diskutuan për Samitin e Berlinit dhe impaktin e tij për Shqipërinë.
“Samiti i 4 korrikut në Paris është një angazhim konkret i BE për rajonin e Ballkanit”, citohet të ketë deklaruar Merkel.