☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,890 ▼ -1.48% ETH $2,226 ▼ -0.93% XRP $1.3360 ▼ -1.37% SOL $82.6900 ▼ -2.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu: Haradinaj e ka të gatshëm kabinetin qeverisës

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, e ka të gatshëm kabinetin qeveritar të cilin do ta prezantoj para Kuvendit.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i tha Radio Kosovës se brenda koalicionit PAN ka ekspertë të të gjitha lëmive që do të udhëheqin me ministritë e caktuara.

Derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, e ka të gatshëm kabinetin qeveritar për ta propozuar para Kuvendit.

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, konfirmoi për Radio Kosovën se janë marrë vesh me koalicionin dhe kabineti do të përbëhet nga ekspertë të fushave të caktuara.

“Kryetari Haradinaj është i përgatitur me të gjithë kabinetin qeveritar. Ne, vetëm si AAK, kemi shumë njerëz të përgatitur të profesioneve të ndryshme, e lëre me si koalicion PAN. Pra, Qeveria do të përbehet nga ekspertë të koalicionit që do t`iu prijë z.Haradinaj”, deklaroi Haxhiu.

Presidenti Hashim Thaçi, ka caktuar 3 gushtin, datë kur do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit. Mirëpo, Haxhiu nuk është e sigurt nëse seanca për votimin e qeverisë do të mbahet në të njëjtën ditë apo do të shtyhet një ditë pas.

“Në interes të vendit është që në të njëjtën ditë, pra pas konstituimit të Kuvendit, të mbahet edhe seanca për votimin e qeverisë. Formimi sa më i shpejt i qeverisë është në interes të Kosovës ngase kanë mbetur shumë çështje prapa”, tha ajo.

E sa i përket sigurimit të 61 votave të domosdoshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe votimit të qeverisë, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu edhe një herë ritheksoi se deputetë të subjekteve tjera, janë shprehur të gatshëm të votojnë pro, për t’i çuar proceset përpara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.