roze
Heidi Klum 43 vjeçe, por shkëlqen me rrobat e plazhit
Ajo ka festuar 4 Korrikun në Hamptons së bashku me familjen e saj, por Heidi Klum i është rikthyer punës ditën e premte, duke realizuar një set fotografik tepër sensual për linjën e re të rrobave të plazhit.
Teksa ka zgjedhur ta promovojë vetë linjën e saj “Heidi Klum Intimates”, modelja 43-vjeçare ka treguar trupin e saj të tonifikuar në setin fotografik të bërë nga fotografi i njohur Rankin.
Lidhur me linjën e saj më të re të rrobave të plazhit, Klum është shprehur: “Pjesën më të madhe të karrierës sime e kam kaluar nëpër plazhe të ndryshme në mbarë botën dhe akoma më pëlqen shumë, kështu që kam punuar tepër për këtë linjë prej kohësh”.