Politika

Helidon Bendo emërohet drejtori i ri i SHISH

Sipas ATSH-së, Helidon Bendo do të jetë drejtori i ri i Shërbimit Informativ, duke zëvendësuar në këtë post Visho Ajazin.

Kryeministri Edi Rama i paraqiti sot në një takim 30 minutash Presidentit Ilir Meta propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, dhe emërimin në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar  Visho Ajazin për kontributin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button