roze
“Hello” e Adele thyen rekordin e “Gangnam Style”
U rikthye pas një pushimi katërvjeçar, por duket se po arrin të thyej çdo rekord. Hiti “Hello” nga Adele bëhet video e parë që vetëm pas 88 ditësh nga momenti i ngarkimit ka arritur 1 miliard shikime.
“Kjo është video e parë që ka arritur 1 miliardë shikime në Youtube në një kohë kaq të shkurtër, duke thyer rekordin e “Gangnam Style”, e cila ishte video e parë që mori 1 miliard shikime brenda 159 ditësh nga publikimi i saj”, thuhet në faqen zyrtare të rekordeve “Guinness”.
Adele bëri një rikthim triumfues duke u vendosur në qendër të vëmendjes me “Hello”, videoklipi i së cilës u shikua vetëm në ditën e parë 27.7 milionë herë.
Adele gjithashtu arriti të shesë 1 milion kopje të këngës vetëm për një javë.