☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.00 ▲0.99%
ARI 4,428 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,735 ▲ +3.46% ETH $2,151 ▲ +4.13% XRP $1.4274 ▲ +2.65% SOL $91.4500 ▲ +5.38%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.00 ▲0.99 % ARI 4,428 ▲0.48 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.00 ▲0.99 % ARI 4,428 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kronika

Helmohen nga ushqimi 70 persona në Tropojë, arrestohet pronari i lokalit

70 persona janë helmuar nga ushqimi ditën e djeshme në një lokal në Tropojë. Policia e Tropojës bën me dije se ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e para mjekësore.

Nga kryerja e veprimeve të para  hetimore ka rezultuar se ata kanë konsumuar ushqim në lokalin e Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit.

Në lidhje me ngjarjen, policia thotë se janë kryer veprimet procedurale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse, shkruan express. Po ashtu, pas hetimeve policia thotë se ka vënë në pranga Dashmir P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pronarin e lokalit ku ndodhi edhe helmimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.