Politika
Hetimi ndërkombëtar për CEZ, PD: Vendim politik nëse rrëzoni kërkesën
Nëse maxhoranca rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar për CEZ, për demokratët kjo do të quhet një vendim politik.
Në komisionin parlamentar të ligjeve,deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se nuk ka asnjë ndalim kushtetues që të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje.
“Është nën akuzë kryetari i Kuvendit. Asnjë hetues shqiptar nuk i shkon deri në fund hetimit, ndaj na duhen hetues të huaj. Nëse e rrëzoni, ky është vendim politik”, është shprehur Bylykbashi.