☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.90 ▲1.22%
ARI 4,680 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,851 ▲ +3.3% ETH $2,148 ▲ +3.81% XRP $1.3414 ▲ +2.87% SOL $81.9600 ▲ +2.28%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,680 ▲0 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.90 ▲1.22 % ARI 4,680 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Hetuesit marrin në pyetje Haxhi Giun, prokurori: Refuzoj të flas

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë tentuar të marrin në pyetje prokurorin Haxhi Giu, në detyrë prej 24 vitesh, i cili do të mbahet në ambjentet e policisë së Tiranës derisa të vlerësohet masa e sigurise.

I arrestuar për shkak të masës “arrest me burg” të dhënë një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, prokurori Giu nuk ka dhënë asnjë shpjegim për gjithë pretendimin e prokurorëve që e dyshojnë atë për korrupsion pasiv.

Refuzoj të flas, është shprehur prokurori, duke shtuar se, “do të flas në një moment të dytë”. Vetëm kaq mësohet të ketë qenë komunikimi mes tij dhe kolegut të njësisë antikorrupsion, Armand Gurakuqi, një magjistrat i diplomuar në vitin 2003 si prokuror.

Gurakuqi, thonë burime konfidenciale, ka qëndruar fare pak minuta përballë të dyshuarit për korrupsion, ndërsa sqarohet se ai është dërguar për të marrë në pyetje Giun në vend të prokurorit të kësaj dosjeje, Gentian Osmani, i cili mesa thuhet në rrugë jozyrtare kishte në dorë një tjetër hetim.

Prokurori Haxhi Giu, i njohur si një ndër hetuesit e dosjes së shekullit “Hajdari” nuk ka marrë ende avokat, ndërkohë që prokuroria ka dorëzuar materialet shtesë në gjykatë, e cila brenda dy ditësh do të vlerësojë kushtet e arrestimit të tij, pasi masa është dhënë në datën 2 dhjetor.

Prokuroria pretendon se ka filmime ku prokurori shfaqet në një pikë shkëmbimi valutor së bashku me një të arrestuar tjetër, ku edhe është depozituar një shumë e konsiderueshme parash në këmbim të zbutjes së akuzës për familjarin e shtetasit Aleks Shpori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.