Hillary Clinton thotë se Trumpi e ka nisur një garë të armëve bërthamore
Hillary Clinton e ka dënuar gjuhën luftëdashëse të presidentit amerikan, Donald Trump, karshi Koresë Veriore. Ajo beson se agresioni verbal i Trumpit i ka tronditur aleatët e Amerikës dhe se duke bërë kështu Trump do ta nisë një garë të armëve bërthamore në rajon.
“Tash do ta kemi një garë të armëve – një garë të armëve bërthamore në Azinë Lindore”, ka thënë Clinton në një intervistë për CNN, e cila do të transmetohet sonte, transmeton Express.
Hillary, ish-kandidate për presidente të SHBA-së nga radhët e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit 2016, e ka kritikuar kërcënimin e Trumpit për t’u tërhequr nga marrëveshje ndërkombëtare bërthamore me Iranin.
“Japonezët, të cilët janë të shqetësuar me të drejtë me raketat që po iu fluturojnë mbi kokë, nuk do të mund të llogarisin në Amerikën”, ka thënë ajo.
Hillary, e cila ishte sekretare e shtetit në Administratën e Barack Obama nga viti 2009 deri më 2013, theksoi se ajo preferon zgjidhje diplomatike për Korenë Veriore, duke sugjeruar se retorika e zjarrtë e Trumpit i ka dhënë përparësi liderin të Koresë Veriore, Kim Jong un.