☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Himarë nën flakë, 7 banesa shkrumbohen gjatë natës! Ndërhyrja vijon edhe me helikopter

Një natë e vështirë është përjetuar në Himarë, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmjen e së premtes lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi duke dalë jashtë kontrollit dhe duke rrezikuar banesat dhe bizneset në zonë. Si pasojë e zjarrit, 7 banesa janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Përballë përhapjes së shpejtë të flakëve, banorët, por edhe turistët që ndodheshin në zonë, u detyruan të largoheshin nga banesat dhe strukturat ku qëndronin, për t’iu shmangur rrezikut.

Sipas të dhënave paraprake të Prefekturës dhe strukturave të Mbrojtjes Civile, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata ka vijuar të jetë problematike deri në orët e para të mëngjesit.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave kanë punuar gjatë gjithë natës për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Në orët e mëngjesit, situata është vënë nën kontroll, ndërsa operacioni për shuarjen përfundimtare të zjarrit vijon. Në ndihmë të forcave në terren ka nisur ndërhyrja edhe nga ajri, me një helikopter që po operon mbi zonën e prekur nga zjarri.

Zjarri ka lënë pas dëme të mëdha materiale dhe një situatë të rëndë për banorët e Himarës, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.