☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,638 ▼ -1.29% ETH $2,453 ▼ -2.02% XRP $1.4026 ▼ -2.76% SOL $102.0500 ▼ -1.39%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Kosova

Moti në Kosovë, ditët do të vazhdojnë jenë të nxehta – netët kanë filluar të freskohen

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

IHK njofton se nuk parashihen reshje.

IHK tutje bën të ditur se temperaturat gjatë ditës do të mbeten të larta, ndërsa netët kanë filluar të freskohen gradualisht në raport me ditët e fundit, kur temperaturat e natës kanë qenë më të larta dhe netët më të ngrohta.

E shtunë

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9°C deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C. Do të fryjë erë kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi 1-4m/s.

E diel

Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sidomos rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 31°C. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi 1-5m/s.

Kushtet biometeorologjike

Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme.

Temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë termike të lehtë, ndërsa freskimi i netëve do të sjellë kushte më të përshtatshme për pushim dhe gjumë.

Kushtet agrometeorologjike

Kushtet agrometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për vjeljen dhe pjekjen e kulturave. Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë ditës mund të rrisin nevojën për ujitje te kulturat që ende ndodhen në fazat aktive të zhvillimit.

Indeksi UV

Indeksi UV do të jetë kryesisht mesatar deri i lartë, 5–6, me vlera më të larta gjatë orëve të mesditës. Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit të drejtpërdrejtë diellor. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.