☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,693 ▼ -1.35% ETH $2,454 ▼ -2.14% XRP $1.4028 ▼ -2.94% SOL $102.1500 ▼ -1.39%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Bota

“Si Viaggia” promovon Sarandën si destinacionin ideal për pushime në shtator

– Shtatori është një periudhë e favorshme për të udhëtuar me një buxhet të përballueshëm, falë uljes së çmimeve të fluturimeve dhe akomodimit, pas përfundimit të sezonit turistik, shkruan Elena Usai në një artikull të botuar në median italiane “Si Viaggia”.

Me më pak se 500 euro për person, turistët mund të zgjedhin mes tetë destinacioneve në Itali dhe Evropë, nga fshatrat piktoreskë italianë dhe qytetet ballkanike, te destinacionet bregdetare dhe qendrat me rëndësi historike e kulturore, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në listën e këtyre destinacioneve renditet edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Saranda, e cila vlerësohet si një zgjedhje ideale për pushime bregdetare gjatë muajit shtator.

Shtatori konsiderohet periudha perfekte për turistët që dëshirojnë të udhëtojnë pa shpenzuar shuma të mëdha.

Me rifillimin e vitit shkollor dhe përfundimin e sezonit turistik, çmimet e fluturimeve dhe akomodimit pësojnë përgjithësisht ulje.

Me një buxhet prej rreth 500 eurosh për person, është e mundur të planifikohet një javë e plotë pushimesh, duke shmangur kostot e larta të sezonit veror.

Në këtë buxhet parashikohet një shpenzim prej rreth 100 eurosh për udhëtimin vajtje-ardhje, duke përfituar nga ofertat dhe rezervimet e minutës së fundit, si dhe rreth 400 euro për akomodimin për shtatë netë.

Për të qëndruar brenda kësaj shume, mund të zgjidhen struktura të thjeshta, por komode, si bujtina me mëngjes të përfshirë, hostele ose apartamente të përbashkëta.

Për turistët që janë në kërkim të një destinacioni për pushimet e shtatorit, më poshtë renditen tetë vende më interesante në Itali dhe Evropë, të cilat ofrojnë mundësinë për të udhëtuar dhe për të kaluar një javë pushimesh me një buxhet prej më pak se 500 eurosh për person.

Sarandë, Shqipëri

E vendosur përgjatë Rivierës Shqiptare, me ujëra bruz që të kujtojnë ato të Korfuzit fqinj, vetëm 30-40 minuta larg me traget, Saranda është pika ideale e nisjes për të eksploruar jugun e vendit.

Prej saj mund të arrihen plazhet me ujëra të kristalta të Ksamilit, Parku i lashtë Arkeologjik i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si edhe qyteti mbresëlënës prej guri i Gjirokastrës.

Çmimet mbeten dukshëm më të ulëta krahasuar me Greqinë dhe Italinë.

Një hotel me tre yje kushton mesatarisht 35-40 euro nata, ndërsa një hotel me katër yje rreth 60-70 euro.

Për të mbërritur atje, zgjidhja më e drejtpërdrejtë është fluturimi drejt Tiranës, me linjën ajrore “Wizz Air”, me tarifa që nisin nga rreth 40-45 euro për një drejtim nga disa aeroporte italiane, dhe më pas vazhdimi i udhëtimit me autobus.

Lidhjet e drejtpërdrejta detare nga Brindisi drejt Sarandës janë sezonale dhe jo gjithmonë aktive.

Ohri, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

I vendosur në zemër të Ballkanit dhe pranë kufirit me Shqipërinë, Liqeni i Ohrit shtrihet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke përbërë një nga pasuritë më të veçanta natyrore dhe kulturore të rajonit.

Liqeni, një nga më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë, është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, falë natyrës së tij të paprekur dhe trashëgimisë së pasur kulturore e fetare.

Zona shqiptare përreth liqenit ofron gjithashtu peizazhe të veçanta natyrore dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me këtë ekosistem unik, ndërsa qyteti i Ohrit, në anën e Maqedonisë së Veriut, njihet për trashëgiminë e tij historike dhe fetare.

I quajtur shpesh “Jerusalemi i Ballkanit” për shkak të numrit të madh të kishave, qyteti i Ohrit ka një qendër historike me rrugica me kalldrëm, shtëpi të periudhës osmane dhe Kishën piktoreske të Shën Gjonit në Kaneo, e cila ofron një pamje panoramike mbi liqen.

Nuk duhet humbur as Manastiri i Shën Naumit, i vendosur në një pozicion spektakolar pranë liqenit.

Deri në shtator, “Wizz Air” lidh drejtpërdrejt Milanon me Ohrin me dy fluturime në javë, me tarifa që nisin nga rreth 25-30 euro për një drejtim.

Tetë destinacionet e përzgjedhura:

* Toskanë, Itali * Bazilikatë, Itali * Abruzzo,Itali * Siçili, Itali * Korfuz, Greqi * Sarandë, Shqipëri * Ohër, Maqedonia e Veriut * Nesebar, Bullgari /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.