🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,946 ▲ +0.49% ETH $2,246 ▲ +0.82% XRP $1.1690 ▼ -0.92% SOL $90.0100 ▲ +0.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Axios: Administrata Trump po planifikon strategjinë e pasluftës për LM

UASHINGTON, 5 gusht /ATSH-AA/ – Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po harton strategji të pasluftës për Lindjen e Mesme, e cila fokusohet në frenimin e Iranit përmes bashkëpunimit rajonal dhe zgjerimit të normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve fqinje, raportoi të premten Axios.

Sipas raportimit, strategjia është ende në fazat e hershme të hartimit dhe synon të përcaktojë politikën e SHBA-së pas luftës me Iranin dhe gjatë dy viteve të fundit të mandatit të Trumpit. Planifikimi po zhvillohet në nivele të larta politike dhe ndërinstitucionale.

Presidenti Donald Trump e ka diskutuar gjithashtu strategjinë me këshilltarë të lartë në dy takime të fundit dhe privatisht i ka përshkruar planet e tij si “diçka shumë më të madhe” në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimit, janë shfaqur tri prioritete të mundshme: Krijimi i një aleance rajonale të partnerëve të SHBA-së për të frenuar Iranin, me Washingtonin në rolin e garantuesit; adresimi i çështjeve që rrjedhin nga sulmet e 7 tetorit, përfshirë fazën e ardhshme të planit të Trumpit për armëpushim në Gaza, një marrëveshje sigurie mes Izraelit dhe Sirisë dhe zbatimin e marrëveshjes Izrael-Liban; si dhe zgjerimi i Marrëveshjeve Abrahamike përmes një marrëveshjeje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Raportimi thekson se zgjedhjet në Izrael më 27 tetor dhe zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në nëntor janë konsiderata të rëndësishme. Administrata shpreson që qeveria e ardhshme izraelite ta mbështesë strategjinë, por zyrtarët kanë thënë se Trump synon ta ndjekë atë pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, përfshirë edhe në rast të një ngërçi politik.

Një burim i informuar për procesin ka thënë se hartimi i strategjisë mund të zgjasë edhe disa javë. “Po e gatuajnë, por ende nuk është gatuar”, ka thënë burimi.

“Ideja është të ndërlidhen shumë çështje në rajon – si të krijohet një rreshtim rajonal pas luftës. Ende nuk është e qartë nëse të gjithë aleatët e SHBA-së në rajon do të jenë në bord”, ka shtuar burimi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.