Politika

Hipokrizi politike me banoret e Shkozes

Prej disa ditësh banorët e Shkozës po zhvillojnë protesta kundër prishjes së banesave të tyre për shkak të zgjerimit të rrugës së Shkozës, në kuadër të një projekti të ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve. Por si për ironi protestës së tyre i janë bashkur dhe dy forcat politike në opozitë  Partia Demokratke dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Hipokrizia e këtyre dy forcave politike arrin deri aty sa protestojnë kundër këtëj projekti që e kanë firmosur vetë drejtorët e emëruar nga PD dhe LSI. Në 3 qeshor të vitit 2013 drejtori i emëruar në atë kohë nga PD në krye të ARRSH, Andi Toma ka bërë kontratën e rrugës. Ndërkohë më 4 nëntor të vitit 2016 drejtori i emëruar nga LSI në krye të ARRSH, Dashamir Xhika e ka amenduar/shtuar kontratën e cila po zbatohet sot. Pra hipokrizia e PD/LSI për ta përdorur këtë për qëllimet e tyre politike sot që janë në opozitë vërtetohet më së mirë me anë të dy dokumentave që ju do të shikoni më poshtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button