☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.97 ▲1.87%
ARI 4,103 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,873 ▼ -0.05% ETH $2,442 ▼ -0.29% XRP $1.3449 ▲ +0.52% SOL $105.2200 ▼ -0.86%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.97 ▲1.87 % ARI 4,103 ▼1.12 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.97 ▲1.87 % ARI 4,103 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Nga Mero Baze

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar në rregull. I pari është qëndrimi i Edi Ramës ndaj kandidatëve të vet, të cilëve u bëri thirrje publike të heqin dorë nga pretendimet, pasi – sipas tij – është fyese për kolegët e tyre. Përtej kësaj, ishin gjithsej, në mos gaboj, 2 apo 3 kandidatë socialistë që në emocionet e para të humbjes në garën e ngushtë me kolegët, tentuan të bëjnë ankimim. Njëri prej tyre, megjithatë, i mori edhe filmimet e KQZ-së.

Gjithë shtypi i Berishës dhe këta llafollogët e banakëve, iu turrën Edi Ramës si “diktator” që nuk i lë kandidatët e vet as të numërojnë votën.

Ndërkohë, nga ana tjetër, numri i kandidatëve demokratë që kërkojnë rinumërim është disa herë më i madh. Madje, disa prej tyre kanë dalë me akuza konkrete dhe me tone mafioze për trafikun e votës brenda vetë PD-së, siç është rasti i Durrësit, ku akuzat drejtohen ndaj një ish-prokurori të bashkëpunuar me bandat e qytetit.

Pastaj “epidemia” u përhap edhe në Tiranë kundër Tabakut.

Sali Berisha, i kompleksuar nga qëndrimi parimor i Ramës ndaj kandidatëve të tij, u tregua hipokrit:

“Unë nuk mund t’i ndaloj kandidatët të kërkojnë transparencë,” – tha ai, natyrisht, pasi vetë kërkoi rinumërim në Tiranë.

Por çfarë ndodhi sot?

Njeriu më i anatemuar nga Berisha në KAS e në KQZ, Ilir Rusmali, votoi pro kërkesave të kandidatëve të Partisë Demokratike për të rinumëruar votat e tyre edhe një herë. Ndërkohë, dy anëtarët e KAS-it të emëruar nga PD-ja bashkuan votat me dy anëtarët e PS-së dhe votuan kundër.

Natyrisht që anëtarët e KAS-it kanë një përfaqësim politik, dhe në këtë rast, ata nuk mund të votonin kundër vullnetit të kryetarit të partisë së tyre. Dhe mirë bëjnë.

Problemi është se Sali Berisha, i cili bënte si hipokrit në publik dhe thoshte se “kandidatët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë”, dhe njëkohësisht akuzonte Ilir Rusmalin si “mercenar që voton pro Ramës”, në fakt bashkoi votat me Ramën kundër vetë deklaratës së tij.

Ky moment tregon qartë se kush është hipokriti në këtë mes dhe pse përpiqet të krijojë “gogolin Rusmali” në KAS, për t’u justifikuar para demokratëve për humbjet në betejat e KQZ-së.

Votimi i sotëm ishte një pasqyrë e qartë: kush është me transparencën dhe kush është me lojën e dyfishtë.

Hipokriti quhet Sali Berisha.

Ai bashkoi votat me Edi Ramën që kandidatët e vet të mos kenë shanse të rinumërojnë votat.

Ndoshta ngaqë i bie të mos bëhet deputet kandidati në Durrës dhe i mbeten bandat pa përfaqësues në Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.