Hiroshima përkujton përvjetorin e 69-ë të katastrofës atomike
Me mijëra persona u mblodhën sot në mëngjes në Hiroshima për të përkujtuar përvjetorin e 69-ë të bombardimit të parë me bombë atomike në histrinë e njerëzimit që shkretoi këtë qytet në perëndim të Japonisë.
Disa të mbijetuar, familjarë të viktimave, kryeministri Shinzo Abe si dhe përgjegjës qeveritarë dhe delegacione të huaja u mblodhën në orën 8:15 (e martë 23:15 GMT) ndërkohë që dëgjonin jehonën e një ore që jepte sinjalin për mbajtjen e një minutë heshtje.
Fiks në këtë orë, më 6 gusht 1945, bombarduesi amerikan “Enola Gay” lëshoi bombën që transformoi qytetin në një ferr bërthamor, një veprim për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar asnjëherë falje, gjithashtu edhe për Nagasakin që u bombardua më 9 gusht. Asnjë president amerikan në detyrë nuk ka vajtur për vizitë në dy qytetet martire të Japonisë.
Kupola e Genbakut
Përreth përkujtimores së paqes në Hiroshima, jo shumë largë nga “Kupola e Genbakut”, rrënojë emblematike e kataklizmës që përfshiu kupolën me hekurishte të përthyera nga nxehtësia bërthamore, një numër shumë i madhë personash janë mbledhur që të luten dhe të vendosin lule.
“Është një ditë për reflektim të thellë dhe për rinovimin e një angazhimi për të ndërtuar një botë paqësore”, deklaroi ambasadorja e SHBA-së, Caroline Kennedy.
Të paktën 140 mijë persona gjetën vdekjen në Hiroshima dhe më shumë se 70 mijë në Nagasaki ose menjëherë, ose për shkak të ekspozimit ndaj radioaktivitetit, ndërmjet momentit të lëshimit të bombës dhe të muajve që vijuan më pas.
Sulmet ndaj këtyre dy qyteteve të perëndimit përshpejtuan kapitullimin e Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, më 15 gusht 1945.
Përkrahs i palodhur i luftës kundër armatimeve bërthamore, kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, i këkroi presidentit amerikan Barack Obama dhe të gjithë krerëve të kombeve që posedojnë armën bërthamore të vijnë të vizitojnë qytetet e bombës “A” sa më shpejtë të jetë e mundur.
“Nëse do ta bëni këtë gjë, do të bindeni se armët bërhtamore janë e keqa absolute dhe që nuk duhet të lejohet më që të ekzistojë”, vazhdoi kryebashkiaku.
Ai përfitoi nga kjo situatë për të kritikuar jo drejt për së drejti kryeministrin japonez, i cili në fillim të korrikut ndryshoi Kushtetutën paqësore të vendit për t’i mundësuar forcave japoneze të marrin pjesë në manovrat ushtarake të jashtme.
Fajtorë se mbijetuan
Foto e realizuar nga ushtria amerikane e vendit ku ra bomba atomike
Neni 9 i Kushtetutës së vitit 1947 që i dedikohet pacifizmit të Japonisë dhe heqjes dore përgjithmonë nga lufta. Asnjëherë që prej përfundimit të luftës, Karta e imponuar nga fituesit amerikanë, nuk është modifikuar.
Qeveria jonë duhet ta pranojë se për 69 vite ne kemi evituar luftën falë pacifizmit fisnik të Kushtetutës”, deklaroi Kazumi Matsui.
“Gjashtëdhjetë e nëntë vite pas horrorit, shumë nga ata që i mbijetuan ferrit, ata që në japoni i quajnë ‘hibakusha’, ndihen fajtorë që janë ende në jetë kur shumë të tjerë u zhdukën dhe nuk mundën kurrë të dëshmojnë për mizorinë e luftës”, vazhdoi kryetari i bashkisë.
Por, shtoi ai, ata u vetvranë gjatë viteve, të ngarkuar me kujtimin e tyre të tmerrshëm, flasin për perëndimin e jetëve të tyre.
Njësoj si Shigeji Yonekura, 81 vjeç, që është i trishtë të shohë vit pas viti të zhduken miqtë e tij “hibakusha”, i cili deklaron se “dëshiron të vazhdojë t’i tregojë të rinjve eksperiencën e tij të tmerrshe për aq kohë sa do të mund të jetojë”.
Rastësi e historisë, sipas shtypit amerikan, anëtari i fundit i ekipit të “Enola Gay”, Theodore van Kirk, vdiq në moshën 93 vjeçare dhe u varros më 5 gusht 2014.
Nga Toru YAMANAKA
Përgatiti Gent SINANI