Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,695 ▲0.95%
DOW 46,921 ▲0.78%
NASDAQ 22,378 ▲1.23%
NAFTA 95.64 ▼3.11%
ARI 4,994 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,902 ▲ +3.53% ETH $2,298 ▲ +9.87% XRP $1.5099 ▲ +6.9% SOL $94.0200 ▲ +7.4%
S&P 500 6,695 ▲0.95 % DOW 46,921 ▲0.78 % NASDAQ 22,378 ▲1.23 % NAFTA 95.64 ▼3.11 % ARI 4,994 ▼1.33 % S&P 500 6,695 ▲0.95 % DOW 46,921 ▲0.78 % NASDAQ 22,378 ▲1.23 % NAFTA 95.64 ▼3.11 % ARI 4,994 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekspozita

Historia e fotografisë së “ngacmimit”

Kjo fotografi historike quhet “An American Girl in Italy” (Një vajzë amerikane në Itali) dhe është bërë në vitin 1951 në Firence. Vajza amerikane, 23 vjeçe, e quajtur Ninalee “Jinx” Craig, shihet duke e kaluar një “kordon” të 15 burrave që e ngacmojnë me fjalë dhe gjeste. Kjo ka qenë koha kur nuk ka ekzistuar shprehja “ngacmim seksual”. Fotografia është përdorur më vonë dhe përdoret edhe sot nga feministet për ta ilustruar poentën e ngacmimit seksual.

Craig deri në vdekjen e saj më 2018, kurrë nuk ka pranuar se është ngacmuar seksualisht në këtë foto, dhe ka bërë kërkesa që kjo të mos përdoret për atë qëllim. Përgjigjja e saj zakonisht ka qenë: “Nuk e kam ndier veten aspak në rrezik … jam kënaqur … çka pret tjetër femra kur kalon nëpër det meshkujsh”?

Në fakt, vajza duket e brengosur nga shikimet dhe me siguri edhe nga fjalët e këtyre burrave. Por, fotografia është përgatitur të jetë e tillë. Ajo që në të vërtetë ka ndodhur është se vajza ka kaluar mes këtyre burrave dhe aty ka qëlluar fotografja Ruth Orkin që ka parë këtë skenë, por që nuk kishte kohë të nxirrte aparatin. Prandaj, e ka lutur vajzën që ta përsëris kalimin edhe një herë, kurse burrat i ka porositur që ta bëjnë të njëjtin veprim, por të mos shikojnë në drejtim të aparatit fotografik. Pra, në një mënyrë ky është aktrim. Vajza ka menduar se duhet të duket e brengosur, kurse burrat kanë menduar se duhet të jenë më aktivë me ngacmimin.

Ruth dhe Ninalee janë njoftuar një ditë më herët në Itali dhe janë bërë shoqe. Ato kanë udhëtuar nëpër Evropë, pa shoqërinë e askujt – kohë kjo kur ka qenë e pazakonshme për gratë që të udhëtojnë pa burra.

Sidoqoftë, në një revistë amerikane turistike, kjo fotografi është botuar në vitin 1953 me titull “Don’t Be Afraid to Travel Alone” (Mos ke frikë të udhëtosh vetëm). Por, fotografia ka qenë e retushuar pasi ai tipi që duket në krahun e djathtë të vajzës dhe që me dorë e mban të shtrënguar “sendin” mes këmbëve, ka qenë i hequr. Atëherë është menduar se është e tepërt kjo pamje, për t’u botuar.

Por, edhe sikur të ishte botuar pa redaktim, nuk do të flitej për ngacmim seksual për shkak se kjo temë atëherë nuk ka ekzistuar sikur sot. Pos kësaj, vajza në fotografi gjithmonë e ka refuzuar emërimin e tillë të aktit që shihet në këtë foto. Nëse vajza e ka mohuar ekzistimin e ngacmimit seksual, a duhet të tjerët të insistojnë: “Po, këtu ka ngacmim seksual?”

Nga: Daut Dauti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.