☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,490 ▼ -1.81% ETH $2,211 ▼ -1.3% XRP $1.3283 ▼ -1.62% SOL $82.2500 ▼ -2.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Historia që fshihet pas romanit “Lolita” nga Vladimir Nabokov

Në vitin 1955, u publikua një nga veprat më të bukura e të diskutueshme në gjuhën angleze. I quajtur “i pështirë”, “i neveritshëm” dhe “i degjeneruar”, libri u shkrua nga një profesor nga Cornell, i cili jepte mësim në një klasë të “Masterpieces of European Fiction”. Profesori, Vladimir Nabokov, kishte botuar edhe më parë disa libra në Amerikë, por të gjitha ishin dështim financiar. I frikësuar prej faktit se mos ndoshta publikimi i “Lolitës” do ta shkarkonte atë nga pozicioni në Cornell, Nabokov, më parë ia dërgoi dorëshkrimet e tij fshehurazi miqve në Amerikë për ta publikuar, duke e quajtur atë  “bombë me sahat”. Dorëshkrimi u refuzua botues pas botuesi. “Viking Press” në atë kohë dha sqarimin se, “ne të gjithë mund të futemi në burg nëse kjo vepër publikohet”. Ndërkohë, një botues tjetër tha se: “Ne mendojnë se kjo është një letërsi e rendit më të lartë dhe se ajo duhet të publikohet, por të gjithë jemi të shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme që mund të prekë të dyja palët, botuesin dhe autorin. Ndoshta aspekti më frustrues i atyre kundërshtimeve ishte miratimi i redaktorëve që e lexuan dorëshkrimin. Edhe pse reagimet ishin të ndryshme, shumë prej këtyre lexuesve të parë e njohën vlerën letrare të “Lolitës”. Madje një redaktor, Jason Epstein, dha dorëheqjen nga Doubleday, për shkak se kjo kompani botuese e refuzoi publikimin e këtij romani. Por atëherë ishte epoka kur censura dhe kualifikimet e turpshme të literaturave përcaktoheshin fuqishëm. Sipas Edward de Grazia, “Rreth muajit qershor të vitit 1959 Gjykata e Lartë bëri të qartë se një vepër nuk mund të ndalohet për imoralitetin e saj seksual”. Gjithashtu, i rëndësishëm është edhe konteksti i McCarthyism gjatë atyre viteve, i cili solli si pasojë ndjekjen penale të botuesve dhe shkrimtarëve.

Nabokov ishte në dijeni të këtyre vështirësive.

Vladimir Nabokov

Girodias lulëzoi me modelin e biznesit të tij, jashtëzakonisht të mençur: ai punësoi shumë shkrimtarë letrarë, të cilët ishin duke luftuar për para, në mënyrë që të nxirrte në pah vepra me thelb pornografik, punë e cila atyre do t’u dhuronte ushqim në tryeza. Nabokov ishte në dijeni të konceptit të ri që Girodias kishte për botimet. Ai donte që “Lolita” të kishte sukses në literaturën e merituar dhe jo të bëhej një bestseller për shkak të skandalit:  “‘Lolita’ është një libër serioz me qëllim po serioz gjithashtu. Unë shpresoj që publiku ta pranojë atë si të tillë”. Pas kësaj, Nabokov u dëshpërua. Duke shikuar pas, ai pyeti veten nëse do të kishte arritur të bënte një marrëveshje me Girondias po të ishte në dijeni të reputacionit që kishte shtëpia e tij botuese. “Mjerisht, ndoshta po, edhe pse nuk do të ndihesha i gëzuar”. Girondias në të vërtetë nuk e kishte një sy për punën e shkëlqyer që të tjerët e quanin “të turpshme” dhe të “papublikueshme”. Ai ishte gjithashtu botuesi i parë i disa veprave nga Henry Miller, i një numri të veprave në anglisht të Samuel Beckett’s dhe të William Burroughs. Girondias për “Lolitën” ka thënë se: Unë ndieja se Lolita do të bëhej një nga veprat më moderne të artit për të demonstruar një herë e përgjithmonë kotësinë e censurës morale… Pra, përpara se libri të publikohej në Paris në vitin 1955, Nabokov, u mendua shumë derisa emri i tij doli në kopertinë. Më pas, një numër i madh miqsh dhe bashkëpunëtorësh flisnin dhe pretendonin gjithandej se idenë e veprës e kishin hedhur ata. Pavarësisht kësaj, Nabokov, qe i gatshëm të merrte rrezikun për çështjen “Cornell”. Sipas djalit të tij, Dmitri, “sapo libri doli në dritë, sigurisht, Cornell u krenua me Lolitën”. Publikimi i mbi 5000 kopjeve nga “Olympia Press”, me kopertinën e gjelbër karakteristike, u shit shumë shpejt nga të interesuarit. Shitjet e shpejta e bindën Girondias që të rriste menjëherë çmimin e librit. “Lolita” është një nga kryeveprat e pakta të shekullit të 20 që u botua për herë të parë në formatin “soft cover”. Për disa ky libër shihej si komik, si tragjik për disa të tjerë dhe i turpshëm për pjesën tjetër. Nabokov natyrisht nuk u pajtua me kategorinë e fundit të lexuesve, duke shpjeguar se “Lolita është një tragjedi…tragjikja dhe e turpshmja përjashtojnë njëra-tjetrën”. Një përmbledhje bashkëkohore nga “New York Times”, kapi natyrën e dyfishtë të këtij libri që ndryshoi letërsinë moderne: Kur e lexova Lolitën për herë të parë (në një format të shkurtuar] mendova se ai ishte një nga librat më qesharakë që ishte botuar ndonjëherë…por kur e lexova herën e dytë, të plotë, mendova se ishte më i trishtuari.

Përktheu: Nanila Allkja

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.