Politika

Hoffman në komisionin e Jashtëm: Numri i azilkërkuesve shqiptarë, u ul gjatë tetorit

Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme po zhvillon sot një seancë informuese me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffman.

Ambasadori Hoffman konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, dëshmi e së cilës tha ai ishte dhe vizita në Tiranë e kancelares Merkel, në muajin korrik.

Kryediplomati gjerman tha se prej 25 vitesh, Gjermania është prezente në Shqipëri, por duhet bërë më shumë në drejtim në drejtim të rritjes së investimeve.Komisioni per politiken e jashtme Foto Flor Abazi (1)

Duke u ndalur tek reforma në Drejtësi, Hoffman u shpreh se kjo është një reformë me shumë rëndësi, po ashtu edhe vendosja e shtetit ligjor. “Korrupsioni është pengesë për investimet”, shtoi ai.

Duke u ndalur tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë, ambasadori tha se numri i tyre u ul gjatë muajit tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button