Holanda në zi dhe me flamujt në gjysmë shtizë për tragjedinë e avionit malajzian
Holanda është në zi për katastrofën ajrore të avionit tip ”Boeing 777” të kompanisë ”Malaysia Airlines”, ku kanë gjetur vdekjen të paktën 154 holandezë. Flamujt janë ngritur në gjysmë shtizë në të gjithë vendin dhe në të gjitha ambasadat e saj nëpër botë. Kryeministri Mark Rutte, i cili u kthye natën e kaluar nga pushimet ku ai ishte me familjen e tij, shkoi fillimisht në aeroportin ”Schipol” para se të mbërrinte në selinë e qeverisë në Hagë. Avioni i rrëzuar dje në Ukrainën Lindore shkaktoi vdekjen e të 298 personave në bord



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.