☁️
Tiranë 7°C · Vranët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.35 ▲0.65%
ARI 5,117 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,211 ▲ +2.63% ETH $2,108 ▲ +4.05% XRP $1.4048 ▲ +2.25% SOL $89.4200 ▲ +4.9%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.35 ▲0.65 % ARI 5,117 ▼0.18 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.35 ▲0.65 % ARI 5,117 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kronika

Holandezët bënë kallëzim në SPAK

Lala zbulon detaje për hetimin e portit në Porto Romano

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për procedurën e tenderit prej 400 milionë eurosh për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pas një kallëzimi të bërë nga një kompani holandeze që mori pjesë në garë.

Gazetarja Klodiana Lala shpjegoi se procesi i tenderimit, i nisur në vitin 2024, ka përfunduar duke u anuluar pasi kompania e vetme në garë u tërhoq. Sipas gazetares, tërheqja e kompanisë erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila i kishte dërguar një letër të hapur kryeministrit të vendit. Në këtë letër ngriheshin disa shqetësime, mes tyre pretendimi se mund të cenoheshin interesat gjeostrategjike dhe se mund të rrezikohej ndërtimi i Korridorit VIII, një projekt infrastrukturor me rëndësi për rajonin.

Një tjetër çështje që, sipas Lalës, ka ngritur pikëpyetje lidhet me një kompani që ka përfituar mbi 18 milionë euro nga buxheti i shtetit për projektimin e portit, ndërkohë që projekti ende nuk është realizuar.

Hetimi i SPAK ka nisur gjithashtu pas një kallëzimi nga kompania holandeze Van Hort, e cila pretendon se gara ishte e paracaktuar. Sipas këtij pretendimi, kompanisë i është kërkuar të kryejë ekuivalentimin e licencave, por ajo ka kërkuar kohë shtesë për të përmbushur këtë procedurë.

Sipas Lalës, Autoriteti Portual nuk i ka dhënë kohën e kërkuar kompanisë, duke e skualifikuar nga gara, pavarësisht se kompania kishte realizuar projekte të ngjashme në vende të Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, kompania ka kërkuar hetimin e procedurës, duke pretenduar se fituesi ishte i paracaktuar.

Gazetarja theksoi se SPAK ka nisur verifikimet dhe tashmë janë sekuestruar dokumentet e tenderit. Ajo shtoi se çështja është komplekse dhe se hetimet mund të kenë pasoja edhe për realizimin e projektit të portit.

Kompania Arkidon që ishte e vetmja në procesin e tenderimit që nisi në vitin 2024 duhet të paraqiste ofertën financiare në datën 9 mars. Pasi nuk e paraqiti iu drejtua Autoritetit Portual me një shkresë se nuk mund ta ndërtonte portin e ri të rintegruar në Porto Romano me vlerë 400 milionë euro që ishte financim i buxhetit të shtetit, tenderi ra dhe gjithçka kthehet në pikën zero. Kjo tërheqje e kompanisë vjen pas shqetësimit të ngrtur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë që i dërgoi një letër të hapur kryeministrit të vendit dhe pretendonte se po cenoheshin interesat gjeostrategjikë, rrezikohej ndërtimi i Korridorit të 8, një investim strategjik që vlen për gjithë rajonin, pretendohej se porti ishte më i vogël se ai që duhej të bëhej nga një vend anëtar i NATO-s dhe problematika të tjera që ngriti Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Problematika e dytë ishte një kompani që ka marrë mbi 18 milionë euro për projektimin, edhe pse s’kemi as port, asgjë, dhe janë marrë këto para nga buxheti i shtetit.

Kompania Van Hort që është kompani holandeze i është drejtuar me një kallëzim Prokurorisë së Posaçme dhe pretendon se gara ishte e paracaktuar, sepse asaj i është kërkuar që të bëjë ekuevalentimin e licensave dhe kompania ka kërkuar kohë që t’i bëjë këto. Autoriteti Portual nuk ia ka dhënë mundësinë, duke mos i lënë kohë në dispozicion, edhe pse kompania kishte kryer punë të ngjashme në vendet e BE-së, duke e skualifikuar nga gara. Ndaj dhe ka ngritur pretendime që kjo garë ishte e paracaktuar dhe hetimin e procedurës. SPAK po e heton dhe Rama tha edhe në mbledhjen e PS-së dhe SPAK po heton edhe dokumente të rendarave të papërfunduar. Pas kësaj, verifikova dhe janë sekuestruar dokumentet e tenderit. Kjo histori nuk është e thjeshtë. Mund të mbetemi edhe pa port. Ministri i ri tha se ka tentativa për sabotim, por nuk ka”, tha Lala për “Tpz”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.