Kronika
Horror në Tiranë/ Gjendet i masakruar në rrugë trupi i një burri
Kufoma e një mashkulli të paidentifikuar u gjet dje në Tiranë. Burime të policisë thanë për se një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.
Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë.
Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan se trupit i mungonin disa gjymtyrë.
Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës, shkruan lapsi.al.
Sipas policisë, koka e viktimës është gjetur e ndarë nga trupi.