Horrori në Vlorë / 17-vjeçarja aborton fëmijën me deformime: Më përdhunoi babai
Zbardhen të tjera detaje të tmerrshme nga ngjarje e raportuar sot nga Policia e Vlorës, e cila tha se ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet V.Ç, pasi dyshohet se ky 41 vjeçar, ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij adoleshente. (lexo këtu më shumë)
“Balkan web” shkruan se ditën kur mësoi që ishte shtatzënë, ajo u detyrua të abortojë fetusin me deformime.
17-vjeçarja nga Vlora ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga i ati pak muaj më parë dhe fryt i këtij përdhunimi dyshohet se ishte edhe foshnja që mbante në bark.
Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin monstër në polici.
Fetusi i abortuar pritet t’i nështrohet ADN-së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17-vjeçarja vijon të qendrojë në maternitetin e Vlorës në kushte të rënda psikologjike.
DEKLARATA E NENES
Në një prononcim për News 24, nëna e vajzës tregon për shtatzaninë dhe peripecitë e të bijës deri në abortim por edhe problemet që ka shfaqur më vonë.
“Kohët e fundit vajza nuk po ndihej mire, bëri testin, rezultoi shtazënë. Ne e çuam në spital por fetusi ishte me deformime dhe mjekët vendosën që vajza ta abortojë fëmijën. Pas abortit vajza ka paraqitur probleme shëndetësore”,- tha ajo.