☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 82.74 ▲0.84%
ARI 3,506 ▼2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,238 ▼ -3.68% ETH $1,635 ▼ -3.79% XRP $0.9014 ▼ -2.68% SOL $66.9800 ▼ -4.64%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.74 ▲0.84 % ARI 3,506 ▼2.37 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 82.74 ▲0.84 % ARI 3,506 ▼2.37 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

Hoti i kërkon llogari Muratit për qiratë: Gati 70 milionë euro të paguara në pesë-gjashtë vjet

Komisioni për Buxhet shqyrtoi raportin financiar vjetor 2025: pranimet 3,51 miliardë euro dhe pagesat 3,49 miliardë, ndërsa deputeti i LDK-së ngriti çështjen e shpenzimeve të vazhdueshme për qira të objekteve private.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës ka shqyrtuar të martën Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, të prezantuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, siç njofton KosovaPress.

Sipas Muratit, pranimet e realizuara gjatë vitit 2025, përfshirë fondet e investimeve, të hyrat vetanake dhe donacionet, kanë arritur në 3 miliardë e 512,5 milionë euro, ndërsa pagesat e realizuara kanë qenë 3 miliardë e 487 milionë euro; të dyja kategoritë kanë shënuar rritje prej 9 për qind krahasuar me vitin paraprak. Plani vjetor i pranimeve ishte 3 miliardë e 835,2 milionë euro, ndërsa ai i pagesave 3 miliardë e 782,4 milionë euro.

Gjatë diskutimit, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ngriti shqetësimin për shpenzimet e vazhdueshme të institucioneve për qira të objekteve private, duke thënë se çështja mbetet e pazgjidhur pavarësisht zotimeve të mëhershme për zhvendosjen e institucioneve në objekte publike.

“Ka pesë vite që unë jam në këtë komision. Në tre vitet e para, ministri ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm që këto shpenzime të zvogëlohen, të hiqen institucionet nga objektet private ku paguajnë qira dhe të kalojnë në objekte publike. Por po duket që në këtë drejtim nuk është bërë asgjë, dhe ne vit pas viti shpenzojmë 11, 12, vitin e 2025, 13 milionë euro për qira. Nëse i merr veç këto pesë-gjashtë vite, bëhen gati 70 milionë euro që janë paguar për qira”, ka deklaruar Hoti, duke kërkuar nga ministri vlerësimin dhe planin për këtë çështje, raporton KosovaPress.

Në të njëjtën mbledhje, Komisioni kishte në rend dite edhe marrëveshjet e kredisë për projektet në sektorin e shëndetësisë, ndryshimet në Ligjin për Sigurimin e Depozitave dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.