🌧️
Tiranë 19°C · Shi i lehtë 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.25 ▼1.66%
ARI 4,216 ▲2.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,724 ▲ +1.5% ETH $1,678 ▲ +1.23% XRP $1.1479 ▲ +2.49% SOL $67.0900 ▲ +2.79%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.25 ▼1.66 % ARI 4,216 ▲2.49 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.25 ▼1.66 % ARI 4,216 ▲2.49 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

Hoxha nga Forumi i Delfit: Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Gjatë Forumit Ekonomik të Delfit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin e diskutimit “Nga ‘Fuqia e Butë’ te ‘Realiteti i Vështirë’: Ribalancimi i Madh Evropian”, ku u trajtuan sfidat dhe realitetet e reja që po formësojnë kontinentin.

Në këtë panel, ku ishte e pranishme edhe Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, Hoxha theksoi se Evropa po përballet me një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, ndaj është e domosdoshme të ruajë vlerat që e përcaktojnë, hapjen ndaj botës dhe njëkohësisht të forcojë kapacitetin për të mbrojtur interesat e saj në nivel global.

“Kjo nënkupton një Evropë më strategjike, më rezistente dhe më të aftë; një Evropë që ndërthur veçantinë dhe vlerat e saj të padiskutueshme me aftësinë për t’i zbatuar dhe mbrojtur ato”, u shpreh Hoxha.

Ai nënvizoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike që forcon sigurinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Evropës.

Duke folur për angazhimin e Shqipërisë, Ministri Hoxha deklaroi se vendi e ka bërë zgjedhjen e tij për të qenë pjesë e Evropës, për të përqafuar vlerat e saj dhe për të kontribuar si pjesë integrale e interesave të përbashkëta evropiane.

“Ne mbetemi plotësisht të angazhuar që, sot dhe në të ardhmen, të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të kontribuar për një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më efikase”, tha ai.

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj: të jetë pjesë e Evropës, të përqafojë vlerat e saj dhe të kontribuojë si pjesë integrale e interesave të përbashkëta evropiane. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar që, sot dhe në të ardhmen, të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të kontribuar për një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më efikase“, deklaroi Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.