☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.21 ▲1.69%
ARI 4,137 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,444 ▼ -1.61% ETH $2,382 ▼ -2.19% XRP $1.2924 ▼ -1.55% SOL $103.9900 ▼ -1.4%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.21 ▲1.69 % ARI 4,137 ▼0.56 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.21 ▲1.69 % ARI 4,137 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Prej tri ditësh, hoxha Zekerija Bajrami nga Maqedonia e Veriut është angazhuar në rrjetet sociale me postime për protestat në Shqipëri, duke shprehur mbështetje për studentët dhe duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që i konsideron armiq të vendit fqinj.
Por përfshirja e tij në zhvillimet politike të Shqipërisë ngre si gjithnjë debatin për ndërthurjen e autoritetit fetar me qëndrimet politike, veçanërisht kur mesazhet përcillen nëpërmjet lutjeve dhe referencave ndaj Zotit.

Bajrami nuk është nga Shqipëria. Ai vjen nga fshati Bojanë i Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku ka zhvilluar një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij fetare.

Megjithatë, protestat kundër qeverisë së Edi Ramës duket se kanë marrë vëmendjen e tij të veçantë.

Në njërin prej postimeve, ai kërkon ndihmën e Zotit për studentët, ndërsa flet për njerëz që, sipas tij, e keqpërdorin Shqipërinë për interesa personale.

“Zoti ynë, ndihmoi studentët dhe ata që duan drejtësi në Shqipëri, mbroje Shqipërinë nga ata që nuk e duan dhe nuk e ruajnë atë, ata që e keqpërdorin atë për interesa të veta”, ka shkruar Bajrami.

Në një tjetër postim, gjuha e tij bëhet edhe më e ashpër.

“Zoti ynë, studentët, dhe dashamirët e vatanit ndihmoi. Nga kurthet e kriminelëve mbroi. Zullumqarët mes vete shkatërroi”, shkruan ai.

Postimin e përfundon me mallkime dhe lutje.

“Zoti i mallkoftë tradhëtarët. Zoti i ruajtë Shqipëtarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë”.
Megjithëse nuk e përmend shprehimisht kryeministrin Edi Rama, postimet vijnë në kohën kur protestuesit kërkojnë largimin e tij nga pushteti.

Kjo e vendos angazhimin e hoxhës me 100 mijë ndjekës në “Facebook”, në një kontekst të qartë politik, pavarësisht se mesazhet janë formuluar si lutje fetare.

Pikërisht këtu lind debati për kufirin ndërmjet predikimit fetar, aktivizmit politik si dhe përdorimit të lutjeve e mallkimeve, por me mesazhe here të fshehta e here të dukshme politike.

Një imam, sikurse çdo qytetar tjetër, gëzon të drejtën e shprehjes dhe të qëndrimit politik. Por kur qëndrimet politike artikulohen përmes autoritetit fetar, ato marrin një peshë tjetër për besimtarët që e ndjekin.

Përdorimi i lutjeve për të ndarë njerëzit në dashamirë të atdheut, tradhtarë dhe zullumqarë ngre pyetjen nëse një përplasje politike po trajtohet edhe si çështje e së mirës dhe së keqes në kuptimin fetar.

Kush është Zekerija Bajrami?

Bajrami është një ligjërues islam me shkollim në institucione fetare jashtë Maqedonisë së Veriut.

Ai ka ndjekur Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin Al-Azhar në Kajro, rreth vitit 1980.

Në vitin 1984 ka përfunduar edhe studimet e magjistraturës në Universitetin e Kajros.

Zekerija Bajrami është gjithashtu babai i hoxhës Omer Bajrami, një tjetër ligjërues islam nga Shkupi, i cili ka studiuar në Egjipt dhe ka zhvilluar veprimtari fetare në Maqedoninë e Veriut. Kjo lidhje familjare konfirmohet edhe nga biografia zyrtare e Omer Bajramit.

Ndërkohë, në një prej postimeve të fundit për Shqipërinë, Zekerija Bajrami ka shprehur shqetësimin për mundësinë e një konflikti të brendshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.