Humbësi serial i zgjedhjeve përsëri kryetar

Akoma njerëzit kujtojnë atë ditë kur zoti Lulzim Basha u detyrua të jepte dorëheje nga detyra e kryetarit të PD-së. Kishte humbur katër herë radhazi zgjedhjet dhe gjithmonë mbrohej me akuzën se socialistët i kishin vjedhur zgjedhjet. Me këtë trillim përpiqej të justifikonte qendrimin si kryetar. Në heshtje, disa nga drejtuesit e forumeve të PD-së dhe anëtarët e thjeshtë të saj nuk mund ta gëlltisnin qendrimin e tij. Nuk kishin ç’të bënin, sepse ai kishte mbështetjen e Berishës. Kur Basha guxoi, ( pa mbledhur as kryesinë e partisë) dhe përjashtoi nga grupi i deputetëve Sali Berishën, atëhere rovolta kundër tij shpërtheu keqas. Me ”vullnet” në mënyrë demokratike ai dha dorëheqje?! Për një kohë të gjatë heshti ose ra në një gjumë letargjik. Vetëm kur u krijua situata e përshtatëshme për të, ai kujtua se kishte ardhur koha të rifitonte fronin e humbur. Nga një anë ishte grupi i foltores apo i rithemelimit me doktorin Non Grata të urryer nga SHBA dhe Anglia, nga ana tjetër Gaz Bardhi me të vetët që nuk mundën dhe nuk ditën të organizoheshin .Ishte koha që nëndetësja Basha të shfaqej mbi ujë e të bënte tur ”parazgjedhor” nëpër Shqipëri me mbështetësit e vet. Për të fituar pikë, pra për politikë, doli edhe me kërkesën qe po e dëshiron i gjithë populli shqiptar: të fillojë vetingu i harruar i politikanëve. Jo sepse është i bindur që ai e kalon, por se e di mirë që as Berisha, as Meta dhe as Rama me kastën e tij sa të kenë hyqëm, nuk kanë për t’i hapur rrugë vetingut të pasurimit të tyre. Edhe po qe se si individ Rama edhe mund ta kalojë klasën, disa nga të besuarit e tij, qofshin ata apo deputetë ministra, kanë për të shijuar shijen e prangave. Rasti i ish zëvendëskryeministrit Ahmetaj e ilustron më së miri kë- të të vërtetë të hidhur. Vetingu i politikanëve , po të bëhet, ka për të qenë si nata e Bartolemeut jo vetëm për ata të ngjyrës blu, po edhe për politikanët e rozës së bukur pushtetmbajtëse. Basha, edhe pse humbës seriqal zgjedhjesh u tregua aq i aftë, sa në këtë situatë të shrregullt kaotike të PD-së, arriti të organizonte me mbështetësit e tij zgjedhjet për postin e kryetarit. Fitoi 18580 vota me diferencë të madhe ndaj një kandidati thuajse të panjohur që vinte nga rradhët e të persekutuarëve. Nga afro 800000 antarë që ka patur PD, votuan vetëm 18580 anëtarë?! Kësaj i thonë që është katandisur kaposhi sa një thelë. Megjithatë, Lulzim Basha e quan veten zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike?! Ec e mos e beso këtë?! E vërtetoi Emin Gjana edhe pse e di që në zgjedhje morën pjesë vetëm pasuesit e zotit Luli?! A kanë për ta pranuar këtë lloj kryetari dy fraksionet e tjera jo të vogla të PD-së?! A nuk kanë për t’i kujtuar atij paratë ruse që përdori për lobim në SHBA dhe a nuk kanë për t’i thënë SPAK-ut që ajo dosje nuk duhet varrosur?!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.