Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.00 ▲2.74%
ARI 4,746 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,094 ▼ -0.45% ETH $2,183 ▼ -2.41% XRP $1.3351 ▼ -2.99% SOL $82.1400 ▼ -2.83%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.00 ▲2.74 % ARI 4,746 ▼0.65 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.00 ▲2.74 % ARI 4,746 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Hungari, Orban pretendon fitoren. Por referendumi nuk kaloi pragun e vlefshmërisë

Hungarezët u thanë “Jo” kuotave të detyrueshme për emigrantët, por referendumi i së dielës nuk do të vlejë për asgjë, pasi pjesëmarrja nuk e kaloi kuorumin e nevojshëm të 50 përqindëshit.

Sipas të dhënave, vetëm 43.42 për qind e zgjedhësve shkuan në qendrat e votimit. Verdikti i tyre ishte gati unanim: 98 për qind u shprehën kundër emigrantëve, e vetëm 2 për qind pro.

Kryeministri Viktor Orban nxitoi të shpallte fitoren dhe një zëdhënës i qeverisë pohoi se rezultatet ishin detyruese, si politikisht ashtu edhe ligjërisht, diçka e kundërshtuar nga opozita.

Orban u kërkoi udhëheqësve të BE-së të marrin në konsideratë rezultatin dhe tha se do të ndryshonte Kushtetutën hungareze për ta bërë vendimin detyrues.

“Ne arritëm rezultate të jashtëzakonshme. Më të mira sesa ato të referendumit për t’iu bashkuar BE-së. Para së gjithash duhet të kthejmë në të ligjshëm vendimin e popullit dhe në ditët e ardhshme do të propozojmë ndryshimin e Kushtetutës në Parlament”, tha Orban.

Plani kontrovers për shpërndarjen e 160 mijë emigrantëve rreth bllokut parashikon që Hungaria të pranojë 1.294 azilkërkues. Ferenc Gyurcsany, kreu i koalicionit demokrat të opozitës deklaroi se pjesëmarrja e ulët kishte treguar se jo të gjithë e mbështesin qeverinë.

“Pjesëmarrja e ulët tregon se njerëzit nuk e mbështesin qeverinë dhe kjo është diçka e mirë. Çështja e emigracionit i tejkalon kufijtë hungarezë”, tha ai.

Gjatë krizës së emigrantëve të vitit të kaluar, Hungaria u bë një shtet tranzit në itinerarin ballkanik drejt Gjermanisë dhe destinacioneve të tjera në BE. Në përpjekjen për të reduktuar fluksin, autoritetet blinduan kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë.

Masat siguruan popullaritet në vend, por u ndeshën me kritikat e ashpra të grupeve për të drejtat e njeriut. Në referendumin e së dielës, votuesit iu përgjigjën pyetjes: A doni që Bashkimi Europian të imponojë sistemimin e shtetasve johungarezë në vend edhe pa miratimin e Asamblesë Kombëtare?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.