Rajoni

Hungaria miraton ligjin, barrierë kufitare me Serbinë për të frenuar refugjatët

Parlamenti hungarez ka miratuar të hënën ligjin që forcon rregullat për azilin. Ai parashikon edhe ngritjen e një barriere kufitare përgjatë kufirit jugor të vendit me Serbinë, për të ndalur numrin e madh të refugjatëve.

Sipas Reuters, ligji parashikon shkurtimin e afatit kohor për shqyrtimin e kërkesave për azil dhe i lejon Budapestit të kundërshtojë pretendimet e refugjatëve nga Siria, Afganistani, Iraku që kanë kaluar përmes vendeve të sigurta.

Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Europës kanë kritikuar ligjin, duke thënë se kjo dobëson mbrojtjen e refugjatëve në Hungari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button