Kosova

Ku është Behgjet Pacolli?

Bengjet Pacolli nuk është para në publik prej momenti kur u kuptua se partia e tij, AKR, nuk ka arritur ta kalojë pragun elektoral, afërsisht një muaj më parë.pacolli

Të vetmet paraqitje të tij janë ato në profilin zyrtar në Facebook, e ku gjatë kësaj kohe, ai ka bërë ndonjë urim kurtuazie apo ndonjë ngushëllim – siç ishte ai i fundit, me 8 korrik, për vdekjen e mikut të tij, Aziz Abrashit.

Burime të Express thonë se Pacolli ndihet thellësisht i dëshpëruar me rezultatin e zgjedhjeve.

“Ai ndihet i dëshpëruar me këtë rezultat, megjithatë ky nuk është fundi i AKR’së; partia do të vazhdojë të funksionojë”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, gjasat janë që partia t’i hyjë një reforme të thellë, e ku në shprehje do të vinin njerëz të rinj dhe përfaqësues të suksesshëm të AKR’së gjatë qeverisjes së kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button