🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,665 ▼ -1.45% ETH $2,218 ▼ -0.72% XRP $1.3302 ▼ -1.12% SOL $82.2900 ▼ -2.07%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Hyseni në Bruksel potencon interesimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, po qëndron për një vizitë dy ditore në Bruksel. Ai sot takoi zëvendës-sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Evropiane (EPP-së), Christian Kremer, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për situatën në fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministri Hyseni e njoftoi Kremer me punën që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme, në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të migrimit të paligjshëm, luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, luftëtarëve të huaj, bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, etj.

Në takim, theks i veçantë u vu në nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, si domosdoshmëri për efikasitet në ndjekjen dhe zbulimin e krimeve të ndryshme ndërkombëtare.

“Këmbimi i informacionit është thelbësor në rrethanat moderne të luftimit të krimit”, theksoi ministri Hyseni, dhe për këtë arsye Kosova synon dhe është e interesuar të anëtarësohet në Interpol si dhe të gjejë forma efikase bashkëpunimi me Europol-in.

Gjatë takimin me zv/sekretarin e EPP-së u fol po ashtu edhe për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit mdis partive anëtare të EPP-së.

Ndërkaq, sot pasdite, ministri Hyseni do të takojë zëvendëskryeministrin, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, Jan Jambon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.