I armatosur me pushkë dhe tri armë gjahu, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri dhe armë gjahu pa leje.
Gjatë kontrollit të automjetit, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë me pajisje optike të montuar, tri armë gjahu dhe 16 fishekë gjahu.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë 40-vjeçari Sh. B., banues në fshatin Mavrovë, ndërsa 38-vjeçari F. B., i cili udhëtonte me të dhe posedonte pa leje njërën prej armëve të gjahut, u procedua penalisht në gjendje të lirë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.