I arrestuan vëllain për trafikim njerëzor, reagon Viktor Orban
Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán ka reaguar pas lajmeve për arrestimin e të vëllait, Áron Orbán, i cili raportohet se është ndaluar në kuadër të një hetimi për trafikim emigrantësh.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Orbán e ka cilësuar zhvillimin si një përpjekje për ta goditur politikisht atë, duke pretenduar se vëllai i tij po përdoret si instrument në përplasjen me qeverinë e re.
“Objektivi jam unë, vëllai im është vetëm një mjet”, shkroi ish-kryeministri hungarez.
Me këtë deklaratë, Orbán akuzon autoritetet e drejtuara nga kryeministri Péter Magyar se po përdorin institucionet shtetërore për një përballje politike, në vend që hetimet të shërbejnë për zbardhjen e përgjegjësive penale.
Reagimi vjen pas raportimeve se Áron Orbán është përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për ndërmjetësim të paligjshëm në pajisjen e shtetasve të huaj me viza dhe leje qëndrimi në Hungari.
Ndërkohë, kryeministri Péter Magyar ka deklaruar se hetimet janë në zhvillim, ndërsa çështja ka hapur një tjetër front përplasjesh mes qeverisë së re dhe ish-kryeministrit, i cili vazhdon të kundërshtojë mënyrën se si po veprojnë institucionet ndaj rrethit të tij familjar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.