☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 88.25 ▼2.84%
ARI 4,124 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $74,818 ▼ -1.46% ETH $2,125 ▼ -5.04% XRP $1.1045 ▼ -4.97% SOL $86.7400 ▼ -3.05%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 88.25 ▼2.84 % ARI 4,124 ▲1.2 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 88.25 ▼2.84 % ARI 4,124 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Politika

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar deklaratën e eurodeputetit italian, Giorgio Gori, i cili kërkon shpjegime lidhur me rastin e paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut.

Në një deklaratë për gazetën italiane “Domani”, Gori bëri të ditur se i është drejtuar zyrtarisht Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, duke kërkuar shpjegime për rastin.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çështja e Veliajt do të ngrihet edhe në Parlamentin Europian.

Po ashtu në deklaratën që Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale, eurodeputetit eshte shprehur se kjo çështje duhet të diskutohet në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Postimi i Veliajt:

“Eurodeputeti italian, Giorgio Gori, kërkon shpjegime lidhur me rastin e paraburgimit të zgjatur të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për gazetën “Domani”, ai ka deklaruar se rasti Veliaj “do të ngrihet edhe në Parlamentin Evropian” dhe se i ka kërkuar zyrtarisht sqarime Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

“Nuk kam informacion të mjaftueshëm për të gjykuar pafajësinë apo fajësinë e Veliajt, por prirem të mbështes parimin e prezumimit të pafajësisë dhe, në këtë rast, mungojnë garancitë minimale. Në këtë rast nuk është zhvilluar as seancë dëgjimore. Rasti bën pjesë në problematikën e paraburgimit, që më duket mjaft patologjike në Shqipëri. Një pjesë e madhe e popullsisë së burgjeve mbahet pas hekurave pa pasur një dënim të formës së prerë. Kjo është një çështje që duhet të ngrihet gjatë negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilat, megjithatë, po përparojnë pozitivisht. Sigurisht që ka pasur përparime. Por personat nën hetim nuk mund të mbahen në burg. Rasti Veliaj do të ngrihet edhe në Parlamentin Evropian”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.