🌤️
Tiranë 3°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.62 ▲1.81%
ARI 3,553 ▼2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,929 ▼ -2.25% ETH $1,682 ▼ -2.44% XRP $0.9232 ▼ -2.16% SOL $69.5100 ▼ -4.03%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.62 ▲1.81 % ARI 3,553 ▼2.7 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.62 ▲1.81 % ARI 3,553 ▼2.7 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

I dënuar me 24 vjet burg për vrasje, shqiptari i shpëton ekstradimit nga Britania për shkak të parashkrimit

Një shqiptar i dënuar për vrasje i ka shpëtuar ekstradimit nga Britania e Madhe në Shqipëri, pasi dënimi ndaj tij ka rezultuar i parashkruar. Siç njofton Shqiptarja.com, duke iu referuar medias britanike The Telegraph, Sabri Sopoti, 60 vjeç, u arrestua këtë vit në një banesë në veri të Londrës nga oficerët e Njësisë Kombëtare të Ekstradimeve, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA).

Sopoti kërkohej nga autoritetet shqiptare për të vuajtur një dënim prej 24 vjetësh burg, të dhënë në vitin 2000 nga Gjykata e Dibrës. Ai ishte dënuar në mungesë për vrasje me paramendim dhe për mbajtje pa leje e prodhim të armëve dhe municionit, për vrasjen e Bajram Kuckës, e kryer më 12 dhjetor 1999 në Dibër.

Sipas Shqiptarja.com, dënimi është shpallur i pavlefshëm sipas ligjit shqiptar, sepse kanë kaluar më shumë se 15 vjet nga dhënia e tij dhe më shumë se 20 vjet nga lëshimi i urdhrit të arrestit. Për këtë arsye, Gjykata e Magjistratëve në Westminster u detyrua të shfuqizojë urdhrin e ekstradimit, pasi Shqipëria e tërhoqi kërkesën sipas nenit 122 të Aktit britanik të Ekstradimit të vitit 2003, ndërsa Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës tha se nuk ka shenja që Shqipëria do ta apelojë vendimin.

Sipas policisë shqiptare, pas vrasjes Sopoti u largua drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku kërkoi azil me identitetin e rremë të Zenel Bytyqit, duke u paraqitur si refugjat lufte nga Kosova.

Ai u lejua të qëndronte në Britani dhe më vonë mori edhe pasaportë britanike, duke jetuar i pazbuluar për 27 vjet nën identitetin e rremë, deri në arrestimin e këtij viti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.