I ftohti i madh mbërthen Europën
Tamam në kohë për ‘boxing day’ dhe fundjavën pas saj ishte parashikimi i sinoptikanëve për mbërritjen e sistemit të stuhive dhe të ftohtin që do të mbështillte në darën e tij Mbretërine e Bashkuar dhe Europën Qendrore.
Vala e vertete e acarte e ketij dimri pritej pikerisht pas Krishtlindjeve. Ngrica e madhe, sic e quajne mediat europiane, i detyrohet nje fronti polar nga veriu i kontinetit, e sjell me vete ulje te menjehershme temperaturash dhe debore.
Per britaniket, keto Krishtindje ishin me te ngrohta se mesatarja. por vetem nje dite me vone, termometri shenoi ulje te menjehershme dhe mengjesin e të shtunës, pjese te tera te vendit ishin zbardhur krejtesisht nga bora …
Debora detyroi autoritetet te mbyllnin aeroportin John Lenon te Liverpulit. Avionet nga Malta, Berlini dhe Bukureshti u devijuan per ne Manchester, ndersa njeri u kthye mbrapsht. Zedhenesi i aeroportit sqaroi se pistat jane mbuluar nga bora e akulli dhe po perpiqen t`i pastrojne.
Per ngrica e thëllim pergatitet dhe veriu i Italise. Nje plan emergjence eshte ne fuqi per te gjitha komunat e Lombardise qe rrezikohen me shume nga fronti polar. Perkeqesimi i motit pritet te jete i menjehershem ne keto zona e te tjera, duke shkaktuar me se pari ne nje kaos te trafikut, pa llogaritur pastaj edhe nderprerjet e furnizimit me energji elektrike apo renien e linjave te telefonit.
Ne Milano sakaq eshte vendosur te mbahen hapur pertej orarit qendrat per te pastrehet, si dhe te shtohet numri i shtreterve. Vitin e kaluar, numri i personave te sistemuar kesisoj ne kulmin e te ftohtit, ishte 2.700.