I hodhën në erë me tritol makinën zyrtares së Bashkisë Elbasan, shkon në 3 numri i të arrestuarve nga Policia!
Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar për shpërthimin me tritol që iu bë një punonjëseje të Bashkisë së Elbasanit.
Ngjarja, e cila ndodhi më 5 nëntor të këtij viti në lagjen “28 Nëntori”, solli fillimisht arrestimin e një 17-vjeçari, e më pas sot çoi në arrestimin e dy personave të tjerë.
Në pranga u vunë O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi O. T., në bashkëpunim me shtetasin B. H., 17 vjeç, të ndaluar më parë, janë bashkautorë në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të punonjëses së bashkisë, A. D.
Gjithashtu, shtetasi S. P. dyshohet se ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e kësaj ngjarjeje, të siguruar nga E. T., i cili u ndalua menjëherë pas ngjarjes.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.