⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $65,378 ▼ -4.58% ETH $1,830 ▼ -5.03% XRP $0.9628 ▼ -5.05% SOL $72.9000 ▼ -8.33%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Kronika

Protestuesit e dhunshëm nuk ndalen, shkulin kangjella e djegin kosha! Marshohet drejt Kryeministrisë, Policia i ndjek në dist

Protestuesit kanë nisur marshimin e tyre, pasi qëndruan për disa orë përpara Ministrisë së Arsimit.

Ndryshe nga ditët e tjera, ata janë drejtuar te “Zogu i Zi” ku kanë bllokuar rrethrotullimin për disa minuta, teksa u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave dhe kanë thyer disa kangjella në anë të rrugës.

Më pas grupi i protestuesve është nisur drejt “21 Dhjetorit”, herë pas here duke hedhur në rrugë kapsolla shpërthyese, ndërsa janë thyer edhe disa tabela reklamash në njërën anë të rrugës.

Situata është tensionuar disi kur i janë afruar Komisariatit aty por megjithatë nuk ka patur përplasje.

Ajo që bie në sy ndryshe nga protestat e mëparshme, është mungesa e forcave të policisë që i shoqërojnë ata si dhe e autobotëve me ujë.

Policia i ndoqi në distancë pa ndërhyrë, kurse marshimi vijoi nga “21 Dhjetori” në bulevard e më pas drejt Kryeministrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.