Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 11 August 2026
S&P 500 7,720 ▼0.43%
DOW 53,826 ▼0.28%
NASDAQ 26,382 ▼0.84%
NAFTA 82.93 ▲0.97%
ARI 4,423 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,490 ▼ -0.64% ETH $1,863 ▼ -0.48% XRP $1.0113 ▼ -0.81% SOL $75.2200 ▼ -0.97%
S&P 500 7,720 ▼0.43 % DOW 53,826 ▼0.28 % NASDAQ 26,382 ▼0.84 % NAFTA 82.93 ▲0.97 % ARI 4,423 ▲0.08 % S&P 500 7,720 ▼0.43 % DOW 53,826 ▼0.28 % NASDAQ 26,382 ▼0.84 % NAFTA 82.93 ▲0.97 % ARI 4,423 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Opinion

I kemi letrat në rregull

Nga THOMA GËLLÇI

E kisha parashikuar. Kur Shqipëria zuri vendin e nëntë në botë në një renditje për sigurinë kibernetike, shkrova se me këtë ritëm do të vinte shpejt dita që të dilnim të parët. Dhe ja ku erdhi.

Sipas National Cyber Security Index, Shqipëria është sot e para në botë. Lajmin e dha vetë Edi Rama, me medalje, shqiponja, muskuj dhe gjithë dekorin e zakonshëm të një fitoreje historike. Nëse ne jemi përpara Japonisë, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është për të vrarë mendjen se çfarë sigurie ka ai vendi që ka zënë vendin e nëntë.

Por problemi nuk është vendi i parë. Shqipëria mund ta ketë marrë fare mirë atë sipas metodologjisë së NCSI-së. Problemi është se kjo renditje nuk do të thotë se Shqipëria ka sigurinë kibernetike më të mirë në botë. Indeksi vlerëson në një masë të madhe ligjet, strategjitë, institucionet, strukturat, procedurat dhe masat që një shtet ka ngritur.

Pra, t’i kemi letrat në rregull. Dhe letrat i kemi. Kemi ligjin, strategjinë, agjencinë, planin, rregulloren dhe strukturën. Kur është puna për dokumente, mesa duket, nuk na e kalon njeri.

Pastaj nga ky rezultat kalojmë te lajmi: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike. Dhe këtu fillon komedia. A ka vërtet ndonjë njeri që beson se Shqipëria është më e sigurt kibernetikisht se Amerika, Japonia, Gjermania apo Kina?

Është njësoj sikur një vend ku nuk ka makina të shpallet më i sigurti në botë për trafikun, sepse ka zero aksidente automobilistike. Statistika është e saktë. Mund të ketë rënë ndonjëri nga gomari, mund të jetë përmbysur ndonjë qerre, por aksidente me makinë nuk ka. Edhe me tren, zero, sepse tren nuk ka.

Dhe kështu del kampion bote.

Rama thotë gjithashtu se sulmet vazhdojnë çdo ditë, por ne nuk dëgjojmë për to sepse “kanë dështuar me sukses”. Formulë e bukur. Nëse nuk dëgjojmë për problemin, problemi nuk ekziston. Me këtë metodë mund të përmirësohen shumë statistika në Shqipëri pa ndryshuar asgjë.

Ndërkohë, historia reale është pak më pak festive. Pas sulmit të vitit 2022 kanë dalë publikisht të dhëna sensitive, paga dhe materiale të tjera që nuk duhej të ishin nëpër rrjete. Për sisteme të tjera shtetërore, nga ato të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë te tenderat, gjendja civile, pronat e baza të tjera të të dhënave, kanë qarkulluar edhe informacione e pretendime të paverifikuara për cenime serioze të sigurisë.

Problemi, pra, nuk është renditja, por lajmëtari. NCSI ka bërë punën e vet, ka matur ato që mat dhe na ka nxjerrë të parët. Edi Rama bën një punë tjetër: merr vendin e parë, por harron rrugës të shpjegojë qartë se për çfarë është vendi i parë. Indeksi mat një paketë të caktuar treguesish, ndërsa Kryeministri e paketon sikur sapo është vërtetuar se Shqipëria ka sigurinë kibernetike më të mirë në botë. Nuk është nevoja të thuash një të pavërtetë; mjafton të thuash gjysmën e së vërtetës dhe gjysmën tjetër ta mbulosh me shqiponja, medalje dhe emoji.

Kjo eshtë filozofia e vjetër e tenderit shqiptar: mund ta kesh paracaktuar fituesin, mund ta kesh diskutuar kontratën në tavolinë me miqtë para se të hapet gara dhe mund ta dish kush fiton që kur të tjerët ende po përgatisin ofertat; por kur hapet dosja, çdo gjë duhet të duket në rregull. Duhet procedura, formulari, firma, vula dhe procesverbali. Në fund, letrat dëshmojnë se gara ishte e shkëlqyer. Se çfarë ka ndodhur jashtë letrave është një indeks tjetër, që për fat të keq ende nuk e kemi.

Kjo nuk e heq vendin e parë në NCSI. Tabela është aty dhe pikët janë aty. Vetëm se midis tabelës dhe realitetit ka pak trafik.

Por ne, për fat, trafikun e kemi zgjidhur.

I kemi letrat në rregull.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.