I mituri plagoset pas shpërthimit të dy bombolave të gazit, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Një incident i rëndë mësohet se ka ndodhur pasditen e së dielës në Skënderaj të Mitrovicës, ku kanë shpërthyer dy bombola gazi e për rrjedhojë ka mbetur i lënduar një i mitur.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 5 prill rreth orës 15:00, ku një person i dyshuar thuhet se ka ndezur zjarr, çka solli pastaj dhe shpërthimin e bombolave.
Për rrjedhojë mësohet se i mituri ka marrë lëndime në trup ndërsa mësohet se ai u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas ndihmës së nevojshme mjekësore, i mituri thuhet se është rikthyer në shtëpi pasi fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Sakaq, autoritet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të rastit.
The post E rëndë/ I mituri plagoset pas shpërthimit të dy bombolave të gazit, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore appeared first on Sot News | Lajme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.