☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.80 ▲1.64%
ARI 4,514 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,845 ▲ +0.13% ETH $2,153 ▼ -0.32% XRP $1.4049 ▼ -0.5% SOL $90.9200 ▼ -0.83%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

I nxehti i “merr frymën” Italisë, temperaturat mbi 40 gradë

Deri të mërkurën, në Itali termometri do të shënojë mbi 40 gradë celsius, ndërsa e gjithë Europa ka hyrë ngadalë në darën e një të nxehti përvëlues.

E djela solli që në orët e para të ditës temperatura mbi mesataren në fqinjin tonë të përtej Adriatikut. Më e larta, 37 gradë, u shënua në Alesandria, Firence dhe Terni.

Në mjaft qytete të tjera, mes të cilave edhe Bolonja e Milano, u regjistruan 36 gradë celsius, por real feel-i ishte edhe më i lartë.

Autoritetet vendase kanë nisur marrjen e masave kundër vapës dhe në vazhdën e tyre, turistëve e kalimtarëve në kryeqytetin Romë iu shpërndanë 20.000 shishe uji.

Mbi 35 persona janë shtruar në spital në Xhenova, pjesa dërrmuese e të cilëve të moshuar. Ndërkohë, dy persona të moshave 60 dhe 76 vjeç vdiqën në Bergamo për shkak të problemeve nga i nxehti që i ka goditur në rrugë.

Ndërkohë, 40.3 gradë Celsius tregoi termometri në qytezën bavareze Kitzigen, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në atë vend, sipas “Stuttgater Nachrichten”.

Spanja dhe Portugalia po bëjnë llogaritë me zjarret. Mbi 1.350 vetë u evakuuan në Aragone të Spanjës, ndërsa disa vatra zjarri janë lokalizuar në pyjet e Alkobertas, në veri të Lisbonës.

Meteorologët parashikojnë që vala e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë të zgjasë të paktën edhe për një javë tjetër në gadishullin iberik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.