☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,148 ▲ +0.34% ETH $2,036 ▲ +1.26% XRP $1.3517 ▲ +0.97% SOL $83.3100 ▲ +0.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

I nxehti, OSHEE: Tregoni kujdes në menaxhimin e energjisë

OSHEE u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në menaxhimin e energjisë elektrike, pasi ditët e fundit për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, është rritur konsumi dhe ngarkesa tej normave në rrjetin elektrik të shpërndarjes.

Gjithashtu OSHEE bën të ditur se ka vendosur në gatishmëri të plotë stafin ku ka hartuar një plan të plotë masash për gatishmërinë e furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë njoftohet se kompani ka marrë të gjitha masat për të siguruar një furnizim pandërprerje me energji elektrike.

Raportohet se janë vendosur në dispozicion edhe numra kontakti në rast problemesh, të cilët janë aktiv gjatë 24 orëve.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Ditët e fundit vendi ynë është përfshire nga temperaturat e larta, duke sjelle rritje te konsumit dhe ngarkese tej normave ne rrjetin elektrik te shpërndarjes.

Situata e furnizimit me energji elektrike nën kushtet e rritjes së temperaturave dhe masat e OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike, në kushtet kur vendi është përfshirë në temperatura të larta, mbi 40° celsius, duke sjellë një:

  • rritje të konsumit të energjisë elektrike mbi ato normale te sezonit
  • punim të nyejve transformuese në zonat kritike të regjimit të shfrytëzimit të tyre

Theksojmë se për çdo rast, OSHEE ka marrë masa përmes lidhjes unazore për institucionet e rëndësisë së veçantë duke i furnizuar pa ndërprerje, si dhe abonentëve iu është rikthyer energjia brenda kohës së mundshme, falë furnizimit nga linja të dyta paralele.

Sipas meteorologëve, temperaturat do të qëndrojnë në nivele të larta për dy ditët në vijim, ndaj OSHEE i bën thirrje konsumatorëve të tregojnë kujdes në menaxhim sa më efikas të energjisë sidomos në zonat e banuara të qyteteve:

o të konsumit të energjisë dhe përdorimit pa kriter të pajisjeve elektroshtëpiake, duke e shtrirë aktivitetin e tyre në kohë dhe jo në mënyrë të njëkohshme

o Përdorimin e pajisjeve ftohëse në regjime temperaturash sa më optimale në raport me ato të mjedisit të jashtëm, duke siguruar kështu një eficencë energjetike ndërmjet banesës dhe mjedisit të jashtëm

Ky kujdes rekomandohet të jetë sidomos në orët e pikut të ngarkesave të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në këto fasha orare 10.30-14.00 dhe 19.30 – 21.00 të ditës.

Megjithatë, pavarësisht problemeve të përmendura më lartë, si dhe reduktimit të prodhimit vendas, prej mungesës së reshjeve në HEC-e, OSHEE ka marrë të gjitha masat për të garantuar me energji elektrike nevojat e popullatës.

Kompania ka:

  • vendosur në gatishmëri të plotë të gjithë stafin ku ka hartuar një plan të plotë masash për gatishmërinë e furnizimit me energji elektrike,
  • Ka krijuar brigadat e likujdimit te avarive me rreth 1500 punonjës në të gjithë vendin. Qe po merren me mirëmenaxhimin e furnizimit me energji elektrike te

o Të gjithë konsumatorëve duke filluar nga ato jetiket spitale, ujësjellës, institucione qendrore etj

o Të gjithë zonave turistike bregdetare dhe malore

o Të gjithë sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike

Sakaq, për të qëndruar sa më pranë me informacionin dhe marrjen e të dhënave për defekte të mundshme, OSHEE vijon të ketë në dispozicion numrin call center, 04 22 74 141, cili funksionon nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 23.00 të mbrëmjes.

Për shkak të fluksit të telefonatave, OSHEE ka vendosur në dispozicion edhe numra të tjerë call center 24 orë, sipas rajoneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.