I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në përfundim të vizitës në Berlin, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama që i quajti “mërgata e qyqeve në Berlin e Bruksel”.
“Vizita treditore në Berlin na bëri edhe më shumë me dije se ku qëndrojnë problemet, se kush janë pengesat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Fatkeqësisht, 100% e pengesave, 100% e problemeve janë shkaktuar nga qeveria dhe mazhoranca aktuale qeverisëse.
Prandaj, sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe një qeverisje të përgjegjshme që punon për interesin publik dhe për integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Bardhi në një videomesazh nga Berlini.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.