I vetmi Kryeministër që promovon kanabisin, drogohet dhe refuzon testin e drogës
Në një debat, para disa kohësh, një servil tipik që mbronte me zjarr Kryeministrin, hidhet dhe thotë: “Ju njerëzit me mend të këtij vendi, mos flisni se ai ju mundi të gjithëve, pra është më i aftë se ju veç e veç dhe të gjithë bashkë!”
Bashkëbiseduesi ju përgjigj: “Është e vërtetë se ai i paska “mundur” të gjithë njerëzit me mend në këtë vend! Dhe a dini përse? Sepse ai ka disa “vese” që njerëzit me mend në këtë vend nuk i kanë.
Ai mund të jetë politikani më i pasur në glob! Mashtrues i suksesshëm! Promovues i kanabisit dhe i droguar, që refuzon testin e drogës! Më konkretisht, ai është i vetmi kryeministër në botën demokratike që:
mashtron, tallet e ofendon kundërshtarët e votuesit e tij;
është akuzuar si i droguar…dhe ka tmerr e frikë të pranojë testin e drogës;
është akuzuar nga OSBE-ja për zotërimin e 200 milionë eurove të fshehura në “off shore”;
miqtë e tij i kanë nxjerrë në media, dosje mjekësore për sëmundje mendore;
mban rreth tij individë mediokër që të maskojë injorancën e tij;
është me formim të mangët e shkollim të cunguar; luan basketboll në zyrën e tij;
zhgarravit gjatë takimeve zyrtare se s’ndjek dot bashkëbiseduesin; ka mbushur muret e zyrës së tij me zhgarravinat e tij;
ka dalë rrugëve të Tiranës me sëpatë në dorë për të prerë shtyllat e elektrikut;
ka dalë duke ulërirë në mes të sheshit Skënderbej, “o rrumpallë”;
shan, ofendon, bulizon me fjalë të ndyra opozitarët në parlament;
e ka bërë fushatën elektorale me “timon dhe tepsi” në dorë.
Pasi ka shkatërruar imazhin e vendit të tij, shkon nëpër botë vetëm për interesa personale;
tregon në dreka e darka me homologët evropianë, barcaleta të rëndomta e banale;
shkon në takime kombëtare e ndërkombëtare me antiplumb, poturre e atlete;
ka dalë lakuriq në një plazh publik; ka ngritur televizionin e tij privat;
bredh natën si lugat me taksi se nuk e zë gjumi nga frika; ka deklaruar në media se është bërë Kryeministër nga frika e vdekjes;
ka shokë të ngushtë – kriminelët dhe miq – oligarkët; ka blerë vota me hajdutët dhe ka kërcënuar votuesit me kriminelët;
ka zëvendësuar profesorët e akademikët me kriminelë në sektin e tij;
ka mbushur maxhorancën me “kukulla dhe manekinë”;
ka orkestruar goditjen fizike të deputetëve të opozitës në parlament;
ka ndërtuar shtëpi me para të dyshimta, një bunker pa dritare dhe pa çati;
iu kap një avion droge se ju thye rrota gjatë uljes në lëndinë;
përdor “charter” personal dhe bën jetë luksoze;
mbolli me ndihmën e Policisë, të gjithë fushat e vendit me kanabis;
ka rritur ne shifra të frikshme defiçitin e buxhetit duke financuar PPP-të me buxhetet e ardhshme;
ka futur në burg të varfër e pensionistë të pamundur për të paguar dritat.
Ka futur në zyrën ovale të Presidentit të SHBA-së, Ministrin e Brendshëm bashkëpunëtor të mafias;
ka përdorur policinë për të goditur fëmijët në sy të prindërve;
bredh nëpër botë për të hapur ekspozita me zhgarravinat e tij me paratë e taksapaguesve.
Përdor helm mbytës kundër kundërshtarëve të tij që protestojnë;
për të përjetësuar karrigen e tij pranoi të sillte mbetjet e armëve kimike siriane;
është akuzuar se ofendon, godet dhe dhunon gratë;
si at-vrasës ka akuzuar të atin për çështje morale;
ka ofenduar rëndë Presidentin e SHBA-së duke u bërë thirrje amerikanëve të mos e votojnë;
ka prishur me dhunë stadiumin kombëtar, Pallatin mbretëror e Teatrin Kombëtar;
ka organizuar takimet elektorale në mes të qyteteve me karrige nga shkollat e kopshtet.
Ka kërcënuar në telefon për interesat e tij e të sektit që drejton gjyqtarë e prokurorë;
ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin e SHBA-së për të mashtruar votuesit; po boshatis vendin duke detyruar qytetarët ose të nënshtrohen ose të emigrojnë;
po i fut thikën pas shpine kombit, duke bashkëpunuar me qarqe antishqiptare e cilësuar kundërshtarët, “tradhtarë “ e tradhtarët, “bashkëpunëtorë” vetëm për karrigen e tij…
Këto janë vetëm disa nga bëmat e zullumet, sepse ka edhe shumë të tjera.