☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,516 ▲0.09%
DOW 52,318 ▲0.18%
NASDAQ 25,783 ▼0.21%
NAFTA 86.88 ▲3.01%
ARI 4,145 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,138 ▼ -0.3% ETH $1,944 ▲ +1.09% XRP $1.1503 ▼ -0.81% SOL $78.3600 ▲ +0.73%
S&P 500 7,516 ▲0.09 % DOW 52,318 ▲0.18 % NASDAQ 25,783 ▼0.21 % NAFTA 86.88 ▲3.01 % ARI 4,145 ▲1.69 % S&P 500 7,516 ▲0.09 % DOW 52,318 ▲0.18 % NASDAQ 25,783 ▼0.21 % NAFTA 86.88 ▲3.01 % ARI 4,145 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Bota

IA-ja sfidon profesionet tradicionale: Ja cilat profesione rrezikohen më shume

– A do t’jua zëvendësojë inteligjenca artificiale vendin e punës? Cilat janë profesionet më të rrezikuara?

Inteligjenca artificiale pritet të ndryshojë shumë vende pune. Disa profesione mund të kryhen tërësisht nga sistemet e inteligjencës artificiale, ndërsa në profesione të tjera, IA-ja do të përdoret si një mjet që ndihmon punonjësit të jenë më produktivë, sipas BBC.

Drejtuesit e kompanive më të mëdha në botë, po investojnë miliarda euro në këto teknologji, duke shpresuar të ulin kostot me uljen e numrit të punonjësve.

Një ide që po përhapet mes kompanive është se numri i punonjësve nuk do të rritet më si më parë, sepse një pjesë e punëve mund të kryhen nga “agjentë të inteligjencës artificiale” – programe që veprojnë si punonjës virtualë dhe kryejnë detyra të caktuara vetë.

Nëse këto parashikime rezultojnë të sakta, ndikimi do të ndihet në shumë fusha dhe profesione, ndoshta edhe më shpejt nga sa mendohet.

Disa ekonomistë fitues të çmimit “Nobel”, kanë paralajmëruar se bota duhet të veprojë tani, në mënyrë që inteligjenca artificiale të sjellë rritje të mirëqenies dhe jo humbje masive të vendeve të punës.

Megjithatë, kjo është ende një fazë e hershme dhe ekspertët thonë se nuk dihet ende saktësisht sa vende pune do të preken.

Cilat profesione janë më të ekspozuara?

Të dhënat tregojnë se disa nga profesionet më të prekura janë ato që lidhen me:

  • programimin dhe zhvillimin e programeve kompjuterike;
  • analizën financiare;
  • punën fillestare ligjore;
  • disa profesione krijuese;
  • shërbimet ndaj klientit.

Arsyeja është se modelet moderne të inteligjencës artificiale, janë bërë shumë më të afta për të kryer detyra, që më parë kërkonin orë pune nga njerëzit.

Për shembull, disa sisteme të avancuara tashmë mund të gjejnë gabime në kontrata teknologjike, të analizojnë të dhëna financiare dhe të ndihmojnë në krijimin e programeve kompjuterike.

Çfarë po ndodh me punonjësit e rinj?

Një analizë e Universitetit Stanford në SHBA ka zbuluar se punësimi i të rinjve nga 22 deri në 25 vjeç, ka pësuar një rënie në disa fusha, ku inteligjenca artificiale përdoret më shumë.

Në sektorë si financa, teknologjia dhe profesionet krijuese, ndikimi ka qenë më i dukshëm.

Megjithatë, disa ekonomistë nuk bien dakord dhe thonë se rënia mund të jetë shkaktuar edhe nga faktorë të tjerë, si normat e interesit dhe gjendja e ekonomisë.

A do t’i zëvendësojë IA-ja të gjithë njerëzit?

Jo domosdoshmërisht. Ekspertët theksojnë se në shumë raste inteligjenca artificiale do të përdoret për të ndihmuar njerëzit dhe jo për t’i zëvendësuar plotësisht.

Për shembull, një program IA-je mund të analizojë dokumente ose të përgatisë materiale, por vendimet përfundimtare mund të kryhen nga njerëzit.

Një tjetër faktor është kostoja. Kompanitë kanë filluar të përdorin versione më të lira të inteligjencës artificiale, përfshirë modele të zhvilluara në Kinë, sepse përdorimi i sistemeve më të avancuara mund të jetë shumë i kushtueshëm.

Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën e punës dhe disa profesione do të preken më shumë se të tjerat.

Megjithatë, ekspertët thonë se është ende herët për të parashikuar një humbje masive të vendeve të punës.

Ajo që duket më e sigurt është se punonjësit që mësojnë të përdorin inteligjencën artificiale, do të kenë më shumë avantazh në tregun e punës të së ardhmes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.