roze

Ibra mbushet me tatuazhe, janë emrat e personave që vuajnë nga uria

Zlatan Ibrahimovic shënoi gol që në minutën e parë të ndeshjes PSG-Caen ditën e shtunë dhe menjëherë pasi kaloi parizienët në avantazh, sulmuesi suedez hoqi fanelën për të treguar trupin e tij të mbuluar të gjithin nga tatuazhe të reja.

1424082123ibra-tatu-lajmiU mendua fillimisht se futbollisti hoqi fanelën për t’u mburrur me tatuazhet, por e vërteta është krejt tjetër. Ibrahimovic ka shkruar në trup emrin e rreth 50 personave që vuajnë nga uria në botë.

Këtë gjë e ka shpjeguar vetë Zlatan në konferencën e prezantimit të fushatës për mbështetjen e Programit të Ushqimit Botëror.

“Tani, sa herë të dëgjoni emrin tim, do të mendoni edhe për ata. Nuk ka shkatërrim më të madh në botë sesa uria. Janë mbi 800 milionë persona në botë që nuk kanë me se të ushqehen. Nëse do të kisha mundësi të shkruaja të gjithë emrat e tyre, do e bëja, por nuk jam aq trupmadh. Jam goxha i madh, por jo aq”, tha Ibrahimovic

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button